Situata në PD/ Gazetari Qafoku jep zgjidhjen: Në këto momente duhet të gjendet një lloj Franc Vranicki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori Roland Qafoku është shprehur sot kundër përplasjes Basha-Berisha që po ndodh ditët e fundit në kampin e demokratëve.

Sipas Qafokut, PD nuk mund të mbahet me dhunë, dhe as të merret me dhunë. Ai u shpreh se revolucioni më i mirë në kohët moderne është konsensusi mes palëve.

Në analizën e tij, Roland Qafoku shkoi edhe më tej duke thënë se zgjidhja e situatës në selinë blu është gjetja e një lloj Franc Vranicki.

Ky i fundit ka qenë i dërguari i BE dhe OSBE në krizën e vitit 1997 për të arritur një marrëveshje mes palëve, përkatësisht PD dhe PS.

“ Në vitin 1997, Aleksandër Meksi dha dorëheqjen, nuk u zgjodh as Berisha kryeministër, por Bashkim Fino, në atë kohë kryetar i bashkisë Gjirokastër.  Valvula e shkarkimit të këtij presioni të madh është dorëheqja e Bashës dhe moskandidimi i Berishës për kryetar. Kjo besoj do i jepte një zgjidhje situatës në PD” , u shpreh Qafoku.

 

Të fundit

“Dua të mbështes dy maturantë jetimë për universitetin”, nisma e veçantë e inxhinierit

Një inxhinier i quajtur Azmer Duleviç ka shpërndarë në Facebook një nismë domethënëse. Ai ka vendosur të ndihmojë dy...

Zelensky alarmon botën: Rusia po mbledh 50 mijë ushtarë në front

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se një ofensivë e re ruse po përgatitet. Këtë herë objektivi i sulmit do të jetë qyteti strategjik...

“Ndalni hajdutët!” Banorët e Barcelonës tremben nga shqiptarët dhe… kanë të drejtë

Pak vite më parë, në një program rinor lokal në rrjetet sociale, një moderatore pyeti një djalë shqiptar se ku jetonte. "Në Barcelonë", tha...

Vajzat dominojnë auditoret e universiteeve, po djemtë ku po shkojnë?

Në vitin akademik 2023-2024, afro 28 mijë studentë përfunduan studimet në arsimin e lartë, duke hapur dyert drejt tregut të punës. Ndër ta, sipas...

Media gjermane ZDF ngre alarmin: Shqipëria, pikë lidhjeve e Kolumbisë dhe Europës

Një dokumentar i transmetuar nga televizioni publik gjerman ZDF hedh dritë mbi rrjetet kriminale shqiptare dhe përfshirjen e tyre në trafikun global të kokainës. Gazetari...

Lajme të tjera

Web TV