Prenë një parcele me pyje në zonën e mbrojtur në “Linos”, dy të arrestuar në Mat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Dibër ka vënë në pranga dy persona për prerje të paligjshme të pyjeve. Njoftohet se në flagrancë në vendin e quajtur  ‘Linos-Guri i Bardhë”, pjesë e zonës së mbrojtur me ligj një 36-vjeçar me iniciale I. B. Ky i fundit u kap duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore dhe pasi ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për t’u larguar është kapur nga shërbimet e policisë.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe 57-vjeçari Xh. M.,  pasi u kap duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy shoferët janë autorët e dyshuar të prerjes së një parcele me lëndë drusore në mënyrë të çrregullt në zonën e mbrojtur në ‘Linos, Guri i Bardhë’.

Ndërkohë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore.

Të fundit

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Nuk janë 6 milionë dollarë, por shumë më tepër dhe nuk janë për Berishën, por për fëmijët

Mero Baze Në Partinë Demokratike ka një gatishmëri shumë më të madhe sesa vetë Sali Berisha për të mbrojtur kontratën 6-milionë dollarëshe për pastrimin e...

Autobusi përmbyset në Antalia të Turqisë, plagosen 18 turistë rusë

Të paktën 18 turistë rusë u plagosën mëngjesin e 29 prillit pasi autobusi ku po udhëtonin u përmbys në lagjen Manavgat të Antalyas në...

Lajme të tjera

Web TV