Përjashtimi i Berishës nga PD/ VOA: Asnjë surprizë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryetari i Partisë Demokratike, njeriu që ishte ndër themeluesit e saj dhe që e drejtoi këtë forcë politike deri në vitin 2013, Sali Berisha, nuk do të jetë më as anëtar i PD-së. Kryesia e kësaj partie ka reaguar më dorë të hekurt ndaj ngjarjeve të 8 janarit, kur selia e PD-së u sulmua nga mbështetësit e zotit Berisha duke shkatërruar dhunshëm një pjesë të mirë të mjediseve të saj.

Masa ndëshkuese janë marrë ndaj të 28 anëtarëve të Komisionit të Rithemelit të PD, strukturë e ngritur nga Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor nga zoti Berisha, për të drejtuar partinë deri në zgjedhjet e reja, por që nuk njihet nga kryetari Lulzim Basha dhe institucionet e kësaj partie.

Përveç zotit Berisha, përjashtimi i menjëhershëm nga PD, prek dhe 8 emra të tjerë, mes të cilëve edhe ish presidentin Bujar Nishani apo dhe tre deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. Ndërsa për 19 të tjerë, është vendosur pezullimi i menjëhershëm nga anëtarësia si dhe nga funksionet e tjera në parti. Në total, janë të paktën 10 deputetë, të cilët nuk konsiderohen më përfaqësues të kësaj force politike.

Sipas deklaratës së Partisë Demokratike, në përfundim të mbledhjes që u mbyll në orët e para të mëngjesit të sotëm, vendimi u mor “pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit” gjatë protestës “që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve”; “pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës”; “pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të parties” dhe pasi kur kanë kaluar 48 orë nga ngjarja, sipas kryesisë së PD-së “nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike”.

Lexo edhe :  "Këto ishin zgjedhjet më të pisëta të zhvilluara ndonjëherë"

 

 

Në fakt, vendimi nuk duket të jetë ndonjë surprizë, nëse marret parasysh fakti se që mbrëmjen e 8 janarit zoti Basha deklaroi se ajo çfarë kishte ndodhur kishte shënuar “ndarjen përfundimtare me zotin Berisha”.

Disa prej deputetëve të përjashtuar ose të pezulluar kanë reaguar në rrjetet sociale duke folur për një vendim të pavlefshëm, duke vlerësuar se sipas tyre zoti Basha dhe institucionet aktuale të kësaj partie nuk janë funksionale, pasi janë rrëzuar nga Kuvendi i mbajtur prej tyre në 11 dhjetor./VOA/

 

Të fundit

Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Kandidatja e PD për deputete në listën e hapur për qarkun e Tiranës, është gruaja më e votuar ndër...

Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore

Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi energjinë bërthamore në Serbi, studim...

“Këto ishin zgjedhjet më të pisëta të zhvilluara ndonjëherë”

Pano Soko, një nga kandidatët për deputet në Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si më të pistat që...

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht...

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke...

Lajme të tjera

Web TV