EMA kundër dozës së katërt: Vaksinimi i shpeshtë mund të rrezikojë sistemin imunitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, shprehu dyshime të martën për nevojën për një dozë të katërt përforcuese të vaksinës COVID-19 dhe tha se aktualisht nuk ka të dhëna për të mbështetur këtë qasje, pasi kërkon më shumë të dhëna për variantin Omicron, i cili po përhapet shpejt.

Doza e katërt e koronavirusit, sipas agjencisë europiane te barnave nuk duhet të merret në një afat të shkurtër kohor pasi rrezikon që sistemin imunitar te njerëzve.

“Jemi të shqetësuar për doza shtesë të vaksinave në afat të shkurtër. Nuk mund të marrim një dozë shtesë çdo tre ose katër muaj pasi mund të mos marrim përgjigjen e dëshiruar nga sistemi imunitar. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e rëndojmë sistemin tonë me vaksinime të përsëritura.”- u tha gazetarëve Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinave në rregullatorin me bazë në Amsterdam.

‘Askush nuk e di saktësisht se kur do të shohim fundin e pandemisë. Kjo do të thotë se do te arrihet imuniteti. Arritja e imunitetit shtesë është shumë e rëndësishme. Fakti që një numër i madh njerëzish do të infektohen, mund të kuptohet se kemi imunitet të fortë që do të na nxjerre nga pandemia’- tha ai.

Por ai theksoi se “nuk duhet të harrojmë se jemi ende në një pandemi”, duke vënë në dukje barrën e madhe në kujdesin shëndetësor nga rritja e Omicron.

Të fundit

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit,...

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit...

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të huaj në dyqane dhe markete...

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon pse vendosi të bashkohet me...

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të...

Lajme të tjera

Web TV