Noka flet pas marrjes në pyetje në Prokurori: Ja çfarë i kërkova drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Flamur Noka ka folur për mediat pas dhënies së dëshmisë së tij në Prokurori, për protestën e 8 janarit.

Noka tha se i ka bërë thirrje të hetojë mbledhjen e firmave për Kuvendin e 18 dhjetorit, të thërritur me vendim kryesie nga PD. Ai shtoi se po ashtu ka bërë edhe denoncime të tjera dhe pret rezultate.

“I bëra thirrje prokurorisë të hetojë për një mashtrim publik që pengu i ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve më 18 dhjetor, duke sajuar numra të gënjeshtërta dhe duke mashtruar për 5.004 delegatë.

“Duke mashtruar edhe ndërkombëtarët e falsifikuar firmat. Në emrat e lexuar ka edhe të vdekur dhe emra që nuk ekzistojnë fare. Sot i bëra thirrje prokurorisë për dhunën barbare të ushtruar nga policia për demokratët. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë edhe Sokol Bizhgën. Një kryebandit me uniformë që ushtroi terror”, u shpreh Noka.

 

Kujtojmë se Flamur Noka, po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

 

Deputeti do të pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohej protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV