Ndryshime të bujshme në PD/ “Alibeaj kryetar i grupit, Gjekmarkaj nënkryetar i Kuvendit “, ja propozimet e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kreu i PD Lulzim Basha ka bere disa ndryshime.

‘Fillimisht dua t’ju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj. Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar.

Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë. Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD. Nga ana tjetër, do të propozoj si Nënkryetar të Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu kërkoj nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike. Një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe komunitetit katolik. Jam i bindur se z. Gjekmarkaj është vlerë e shtuar në lidershipin e Partisë Demokratike.

Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

 

 

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

Të fundit

Korça e para ’90/ Ja ku njerëzit takoheshin kur mungonin mjetet e komunikimit

Për të takuar dikë në Korçë sot mjafton të ulesh diku, në çdo cep të qytetit dhe nga telefoni...

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistikë të Sarandës, flet i gjakosur

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas...

Tirana drejt Kategorisë së Parë, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Teuta

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 26-të, me dy sfida që sollën surpriza. Tirana pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Teutës në...

Bazë kokaine në lokal! Arrestohet pronari në Berat, në pranga dhe bashkëpunëtorët

Policia vuri në pranga pronarin e biznesit dhe tre shtetas të tjerë që bashkëpunonin me 45-vjeçarin për të shpërndarë lëndën narkotike. Gjatë kontrollit në lokal dhe...

Koha për t’u kthyer në shtëpi

Nga Elisa Dedja Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë së kthimit në shtëpi. Një...

Lajme të tjera

Web TV