Basha: Në momentin që rinia do ta marrë në dorë fatet e vendit do të ketë një Shqipëri tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar këtë të shtunë me demokratët.

Në fjalën e tij Basha deklaroi se detyrë parësore është që të krijojë hapësirën  për ndryshim , në mënyrë që rinia të ketë hapësirën e saj.

I ndalur tek masakra zgjedhore, Basha gjithashtu theksoi se në momentin që rinia do të marrë në dorë Shqipërinë do të ketë një tjetër Shqipëri.

‘Rinia i dha fund diktaturës, rinia do t’i japi fund tranzicionit. Tani unë e di që Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka një histori të gjatë, me shumë kapituj të lavdishëm përballjeje me të keqen, përballje me diktaturën, përballje me regjimet. Por ka dhe kapituj jo fortë të lavdishëm, të mbylljes, të tkurrjes, të krijimit brenda vetes të një sistemi jo të vlerave, po prapë të patronazhit. Ku nuk ecje përpara për atë që përfaqësoje, që ishe gati të jepje, po se kë njihje e se besniku i kujt ishe. E pra, që t’i japim fund tranzicionit, duhet në radhë të parë ju të jepni shembullin. Ju duhet të jepni atë shembull, që t’iu ndjekin prindërit tuaj, sepse ju keni avantazhin keni mendësinë e re dhe pastaj do t’iu ndjekin prindërit do t’iu ndjek e gjithë Shqipëria. Të jepni shembullin, duke filluar me mënyrën se silleni ndaj politikës, kurrë mos jeni besnik të një njeriu, të një politikani. Kurrë mos jeni skllevër të një njeriu të kultit të individit, mos jeni shërbëtor të askujt, jeni shërbëtor të vetes tuaj, të familjeve tuaja dhe të Shqipërisë dhe ky mendoj se është një hap dhe final drejt fundit të tranzicionit. Dhe që të ndodh kjo, duhet ta thoni mendimin tuaj siç ju vjen, pa filtra, mos kini frikë se gaboni. Gaboni ku nuk flisni, gaboni ku nuk veproni, gaboni ku nuk bashkoheni, po kurrë nuk gaboni kur veproni. Siç vepruat para dy vitesh, para tre vitesh me protestat e studentëve. E shkundët Shqipërinë, e shkundët klasën politike, i shkundët dinozaurët e tranzicionit, i treguat që ky vend ka një shpresë dhe shpresa e ka emrin rini. Dhe brenda kësaj, sigurisht detyra ime si kryetar i Partisë Demokratike, është që jo vetëm t’i krijojë hapësirën maksimale rinisë për ndryshim, por të bëjë të mundur që rinia t’i prij ndryshimit.
J’ua kam thënë para 25 prillit dhe në të gjitha takimet që kemi bërë së bashku që nuk kam detyrë më të rëndësishme, nuk konsideroj mision më të rëndësishëm se sa t’i hap rrugën rinisë, sepse duke e parë rininë shqiptare siç e kam parë nga Saranda në Tropojë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Korça në Durrës e di që në momentin që rinia do ta marrë në dorë Shqipërinë do të jetë një Shqipëri tjetër.’, tha Basha.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV