CEO i Pfizer jep lajmin e shumëpritur: Do t’i rikthehemi normalitetit në pranverë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shumë shpejt do ti rikthehemi normalitetit, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla, ndërsa paralajmëroi një investim të madh në Francë për prodhimin e pilulës së re kundër koronavirusit. Duke folur për rrjetin televiziv francez BFM TV, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane tha se “kjo do të jetë vala e  fundit me kaq shumë kufizime”.

I pyetur nga gazeta franceze Le Figaro nëse varianti Omicron do të sillte fundin e pandemisë, Burla tha se do të ishte e pamundur të parashikohej diçka e tillë pasi virusi pëson vazhdimisht mutacione.

Ai shtoi, megjithatë, se “ne së shpejti do të jemi në gjendje t’i rikthehemi jetës normale” deri në pranverë për shkak të testeve, vaksinave, trajtimeve të reja si Pfizer Paxlovid.

Në të njëjtën kohë, Bourla paralajmëroi një investim prej 520 milionë eurosh në Francë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke forcuar kapacitetet prodhuese të industrisë farmaceutike për Paxlovid, në bashkëpunim me kompaninë franceze Novasep.

Të fundit

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse fatale. Aktorja dhe artistja flet...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

Lajme të tjera

Web TV