PS ‘ndez’ motorët për 6 marsin, Rama: Do të paraqesim kandidatët, nuk do të ketë deputetë në listë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Partia Socialiste është gati “të ndezë” motorët për përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se do të nisë menjëherë organizimi për zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të respektojnë afatet dhe do të paraqesin kandidatët.

“Sa i përket çështjes së dytë, vendimit për zgjedhje, kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Është një proces, ku ne sigurisht do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj që do të kemi deputetë kandidatë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin dhe ky është mendimi i gjithë Kryesisë. Sa i përket grave, ju e dini që mes një gruaje dhe dhjetë burrash, unë zgjedh gruan”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej, kryeministri theksoi se një tjetër çështje që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë është edhe ajo e Këshillimit Kombëtar, për të cilën deklaroi se “Folëm dy çështje, për këshillimin kombëtar, iniciuar publikisht e zyrtarisht. Kanë filluar të mbërrijnë pyetësorët nëpër shtëpi, do të shkojnë në të gjitha familjet, dhe njëkohësisht edhe përmes kanalit digjital. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë këshillim, është diçka krejtësisht e lirë, e thjeshtë, miqësore. Është një këshillim për disa çështje, për të cilat nuk na mungojnë kartonët, por duam të marrim një mendim të qytetarëve, përtej llogoreve politike. Bëhet fjalë për çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët, aspekte të sigurisë, shëndetësisë, por edhe të politikës së jashtme. Është një nevojë reale për ta marrë këtë opinion për të pasur një ide të qartë se çfarë mendojnë njerëzit”.

Të fundit

Disa këshilla për ty nëse po del me dikë që vuan nga ankthi

Shumë prej nesh përballen me ankth në jetë, qofshin momentet e stresit në punë apo nervozizmi para një eventi...

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona/ Fotoreporteri zbulon sekretin

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë disa sy që nuk shikojnë,...

Igli Tare flet si kuqezi: Xhaxhallarët ishin me këtë ekip, kthejmë lavdinë

Igli Tare ka folur për 'Milan Tv' pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit. "Bjondi" shqiptar ka një përvojë të gjatë prej 15...

Treni “Rama”, dhe karroca “Berisha”

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Edi Rama, ti kishte marrë seriozisht prej 2013 tëgjitha fjalët, fjalimet, akuzat, denoncimet, dheparalajmerimet e Berishës, besoj se do të ishim...

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të pasur, kanë aktualisht në pronësi...

Lajme të tjera

Web TV