Rreth 100 mijë trupa ruse, tanke e artileri/ Çfarë dimë mbi krizën lidhur me Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grumbullimi i rreth 100 mijë trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe stërvitjet ushtarake të Rusisë në Bjellorusi, shtuan shqetësimet se Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës. Rusia ka vendosur trupa, tanke dhe artileri të rëndë në veri, jug dhe lindje të territorit ukrainas.

Deri në vitin 1991, Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, të udhëhequr nga Rusia. Tensionet aktuale me Rusinë filluan më 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, një lëvizje që është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia ka mbështetur edhe separatistët që kontrollojnë një pjesë të territorit të Ukrainës Lindore, që ndodhet pranë kufirit me Rusinë.

Bisedimet e fundit të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, Organizatën e Traktatit Veri-Atlantik dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, dhanë pak rezultate të dukshme pasi aleatët e Ukrainës kërkuan që Rusia të mos përshkallëzojë situatën.

 

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se po planifikon pushtimin e Ukrainës dhe ka kërkuar garanci se NATO nuk do të zgjedhoret më tej përgjatë kufirit të saj, si për shembull duke anëtarësuar Ukrainën në aleancën perëndimore ushtarake. ShBA dhe NATO kanë refuzuar këto kërkesa, duke thënë se NATO përfaqëson politikën e dyerve të hapura dhe se Ukraina është e lirë të vendosë për anëtarësim në aleancë.

 

 

Aleatët perëndimorë të Ukrainës janë zotuar se ndaj Moskës do të ndërmerren sanksione të ashpra ekonomike, nëse Rusia sulmon territorin ukrainas./VOA

Të fundit

Temperatura deri në 28 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë...

Parashikimi i yjeve për sot 17 maj 2024

Dashi Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot juve do të dini se si t’i shprehni ndjenjat partnerit/es. Ajo...

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit të 36-të të kampionatit, skuadra...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Lajme të tjera

Web TV