Studimi i ri: I ftohti i zakonshëm mund të na mbrojë nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara çdo i rritur preket nga i virusi i të ftohtit, zakonisht një ose dy herë në vit. Ai shfaqet përgjithësisht me simptoma të lehta, por sipas disa studime të reja prekja nga i ftohti i zakonshëm, mund të ofrojë mbrojtje ndaj një virusi shumë më të rrezikshëm, siç është koronavirusi.

Shkencëtarët kanë patur gjithnjë pikëpyetje se përse disa njerëz janë në gjendje t’i rezistojnë infektimit nga koronavirusi megjithë ekspozimin ndaj tij për periudha të zgjatura.

Për këtë arsye, shkencëtarët në Kolegjin Imperial të Londrës vendosën të testojnë një teori: se një tip qelizash të bardha të quajtura qelizat T, të cilat i prodhon trupi për të luftuar të ftohtin e zakonshëm, mund të ofrojnë një nivel mbrojtjeje.

“Infektimet e mëparshme me koronaviruset e të ftohtit normal, pra këta janë kushërinj të largët të SARS-CoV-2 që shkakton COVID-in, mund të gjenerojnë qeliza T që do të ishin në gjendje të identifikojnë dhe të sulmojnë virusin SARS-CoV-2. Kjo është teoria që filluam të testojmë”, thotë Ajit Lalvani, profesor në Kolegjin Imperial të Londrës.

Studimi filloi në shtator 2020, përpara se të fillonin programet e vaksinimit masiv, dhe përpara se shumica e njerëzve të ishin infektuar nga COVID-i.

Shkencëtarët testuan gjakun e 52 personave që jetonin në të njëjtën shtëpi me një person të infektuar nga virusi SARS-CoV-2 që shkakton COVID-in. Gjysma e tyre u infektuan me COVID, por gjysma jo.

“Ata që kishin paraprakisht qeliza T të gjeneruara nga virusi i të ftohtit të zakonshëm, të cilat mund të diktonin dhe të sulmonin SARS-CoV-2, nuk u infektuan”, thotë Lalvani.

Vaksinat e tanishme janë projektuar për të krijuar një përgjigje imunitare ndaj proteinave në gjembat e strukturës së jashtme të koronavirusit, të cilat mundësojnë mutacionet dhe shmangien e sistemit imunitar.

Lexo edhe :  “Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit

“Ndërsa qelizat mbrojtëse T që ne zbuluam orientohen kundër proteinave në bërthamën e virusit, proteinave të brendshme. Dhe këto proteina ndryshojnë shumë pak. Pra, gjetjet tona ofrojnë mundësinë për prodhimin e një vaksine universale që gjeneron qelizat T për të mbrojtur njerëzit kundër varianteve të tanishme dhe të ardhshme të COVID-it”, thotë Lalvani.

Ky është një lajm ngazëllyes, por prodhimi i një vaksine të tillë është ende larg. Ndërkohë, autorët e studimit theksojnë se askush nuk duhet t’i mbajë shpresat se infektimi nga i ftohti i zakonshëm do t’i ofrojë imunitet ndaj COVID-it dhe thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë./VOA/

Të fundit

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV