Zgjedhjet bashkiake/ Rama nis fushatën, fut në një “thes” Metën dhe PD-në e përçarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos bëhet shumë politikë në
zgjedhjet e afërta të 6 marsit. Përfaqësuesve të PS-së u dha
diketiva që të nisin punën në terren, ndërsa ka ironizuar rolin e
kreut të shtetit dhe situatën politike brenda opozitës.

Zgjedhjet e 6 marsit do të jetë një test më shumë për opozitën se
për Partinë Socialiste. Për shkak edhe të zgjedhjeve të fundit, Rama
është më komod të shkojë në përballjen lokale në gjashtë bashki. Ai
ditën e djeshme ka sulmuar presidentin Ilir Meta, kreun e PD Lulzim
Basha si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ka folur për
zgjedhjet e pjesshme vendore. Fillimisht ai e nisi me dekretin e
Presidentit, duke e akuzuar Metën se mban peng të hënës së tij
institucionin e Kreut të Shtetit. Rama kërkoi në mbledhjen e grupit
parlamentar të PS që në këto zgjedhje të ketë organizim të mirë, por
pa lënë pas dore asnjë angazhim tjetër dhe duke mos e humbur fokusin
nga këshillimi kombëtar në gjithë territorin e vendit. “Një objektiv
i ri afatshkurtër është shfaqur papritur para nesh me nxjerrjen e
dekreteve presidenciale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki
pas një periudhe të gjatë shkeljeje dhe shtypjeje të Kushtetutës nga
ana e zotërisë, i cili e mban institucionin e Kreut të Shtetit peng
të hënës së tij, edhe për pak kohë fatmirësisht”, tha Rama. Ai
nënvizoi se do ta përmbushi me seriozitet detyrimin për të garuar që
në 6 njësi vendore të zgjidhen kandidatët e PS. “Për fushatën do të
organizohemi sa më mirë, por pa lënë pas dore asnjë angazhim tjetër
dhe duke mos e humbur fokusin nga këshillimi kombëtar në gjithë
territorin e vendit. Sepse këshillimi kombëtar është dhe një shtysë
që gjithë deputetit të kthehen tek njerëzit”, deklaroi Rama.
Opozita e përçarë
Ai tha më tej se forcat e angazhuara në këto 6 bashki do të jenë
forcat vendore, deputetët dhe partia e këtyre njësive, së bashku me
drejtuesin politik të qarkut. Rama kërkoi sa më pak politikë, pasi
sipas tij panorama politike është e qartë duke folur për një opozitë
të përçarë. “Mesazhet tona duhet të jenë të lidhura thuajse
tërësisht me hallet, me problemet dhe me shpresat e komuniteteve
vendore të këtyre bashkive. Ndërkohë që sa më pak politikë në këto
zgjedhje, aq më mirë, pasi politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve

është e qartë. Nga njëra anë ne me ofertën tonë të punës për
komunitetin, nga ana tjetër kundërshtarët tanë politikë, në 6
sheshe, për 12 ose 18 përsheshe, varet si do rreshtohen. Po 12
minimumi, 18 e mundshme, edhe më shumë mbase. Nga njëra anë ne, 6
kandidatë, të cilët do të ofrojnë një mundësi zgjedhjeje të bazuar
tek puna konkrete, nga ana tjetër ata me 12, 18 ose më shumë që do
të luftojnë për mbijetesën politike të 2-3 udhëheqësve partiakë këtu
në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje në vetvete.
Nga njëra anë ne, këta që jemi me të mirat, me të metat tona, në një
garë për të punuar më shumë, më mirë, për Shkodrën, për Durrësin,
për Dibrën, për Vorën, për Lushnjën dhe Rrogozhinën, nga ana tjetër
ata me bravat, varetë, trastat me dekorata, të gjithë kundër të
gjithëve, për të provuar forcat mes tyre në kurriz të atyre bashkive
dhe hipur mbi shpinën e anëtarësive të këtyre partive”, tha
kryeministri. Rama duke bërë një krahësim mes dy PD-ve por edhe LSI-
së tha: “Dy PD, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti, më
e madhe se të dyja bashkë, ngjitur me të madhen e të trejave. Tre
lider, njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe
grata dhe non grata. Tre popuj nga mbrapa tyre”.

Lexo edhe :  Regjistrimi në “PER”, Spiropali apel diasporës: Shqipëria ka nevojë jo vetëm për ...

Kryeministri mbath “këpucët e fushatës”

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me drejtuesit e qarqeve për
zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki. Rama pritet
të mbajë takime në secilin qark, ku pritet të ketë zgjedhje për
pushtetin vendor. Turi ka filluar nga Fieri ditën e djeshme, ku të
pranishëm krahas drejtuesit politik të qarkut, Taulant Balla, ishte
dhe Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Në takime do të
marrin pjesë dhe deputetët e Partisë Socialiste në qarqet
respektive. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u dekretuan për tu
mbajtur në datën 6 mars, zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar
bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më
17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së
shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.

Zgjedhjet vendore të 6 marsit, Xhaçka
e deleguara e Ramës në Shkodër

Olta Xhaçka është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si e deleguara
e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në
Bashkinë e Shkodrës. Burime pranë selisë rozë në Shkodër bëjnë me
dije se zonja Xhaçka ka qenë në Shkodër gjatë fundjavës, ku ka

zhvilluar takimet e para me forumet e kësaj force politike si dhe
drejtuesit e institucioneve në Shkodër. Në fjalën e saj para
socialistëve, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tashmë edhe në rolin
e të deleguarës për zgjedhjet në Shkodër, i ka kërkuar socialistëve
angazhim maksimal për këtë betejë, duke përsëritur se shanset që
Bashkia e Shkodrës t’i kalojë socialistëve në këtë zgjedhje është
shumë i madh, kjo duke iu referuar, të qenurit në pushtet të Partisë
Socialiste në mandatin e tretë, por edhe përçarjes brenda
demokratëve ç’ka mund të përgjysmojë votat e së djathtës në Shkodër.
Ndërkohë, drejtues politik i këtij qarku vijon të mbetet Ilir Beqaj.
Për Bashkinë e Shkodrës, socialistët do të futen në garë me
kandidaten Majlinda Angoni, e cila prej dy vitesh mban detyrën e
Prefektes. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë Voltana
Ademi, e pozicionuar krah Berishës.

Të fundit

Padi Berishës pasi e mbrojti në gjyq, GJKKO pushon gjyqin e nisur nga avokatja Teororesku

Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë padinë për “shpifje” të avokates Valentina Teodoresku kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha. Teodoresku është avokatja,...

Norvegjia gati të kthehet 100% ekologjike!/ Një e treta e makinave tashmë elektrike

Norvegjia është lideri botëror për përdorimin e makinave ekologjike, vitin e kaluar 9 nga 10 makina të shitura ishin elektrike. Për më shumë se 75...

U mposht nga Usyk, ish-kampioni i botës Tyson Fury njofton tërheqjen nga Boksi

Boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, ka thënë se po tërhiqet nga sporti. Sipas mediave të huaja, ish-kampioni i botës 36-vjeçar u shfaq...

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin...

Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore. Shumë zona janë prekur nga këto reshje...

Lajme të tjera

Web TV