Nxënësja denoncon mësuesen që e gjeti me telefon në klasë: E ofendova se më dhunoi dhe bullizoi, erdhi te banka më kapi për flokësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 13-vjeçare  ka denoncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë, tha një burim policor i Gazetasi.al. Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.

“Isha në bankë dhe kërkova leje për të shkuar për nevojat e mia personale në banjë, – kujton nxënësja e klasës së shtatë. – Por nuk mund ta thosha me zë të lartë, sepse i dija unë nevojat personale që kisha”. Vajza i thotë policisë se sapo kërkoi leje, mësuesja e anglishtes komentoi: “I dimë ne hallet e kësaj”. “Duke qenë se kisha hall, e ofendova: ‘përse s’më lini të shkoj në tualet, i thashë debile, i di unë hallet e mia’”, ka nxituar vajza të thotë në sy të klasës dhe sipas saj, pikërisht këtu mësuesja i ka kërkuar llogari: “Çfarë the? Me kë e kishe? Thuaje dhe njëherë?”.

Nxënësja i thotë policisë se e mërzitur, ajo ka vijuar ta ofendojë mësuesen që nuk i dha leje. Në këtë pikë, mësuesja e ka kërcënuar dhe bullizuar, sipas saj. “Më urdhëroi të shporresha nga klasa, më tha se do më tërhiqte zvarrë, por unë qëndrova në bankë e ulur dhe duke e parë, i thashë hajde”. Siç kuptohet nga denoncimi i fëmijës, ajo nuk ka lëvizur në asnjë moment dhe këtu ka ndodhur sulmi ndaj saj. Pas bullizimit, fëmija kujton se u sulmua nga mësuesja. “Ajo erdhi tek banka, më kapi për flokësh u përpoq të më tërheqë, kërkoi të dilja jashtë, më shtyu deri tek banka e dytë, duke bërtitur dil jashtë”.

Sipas policisë, pas këtij çasti, ajo është drejtuar për në banesë, ku dhe i ka treguar të ëmës se çfarë i kishte ndodhur në klasë, duke iu qarë asaj se ishte bullizuar dhe madje, se mësuesja kishte vënë dorë ndaj saj.

Lexo edhe :  “Ilir Vrenozi, lideri i vërtetë i PD”/ Rama 'shkarkon' Berishën: Merreni seriozisht!

Policia i tha Gazetasi.al, se pas rrëfimit të fëmijës në prani të psikologut dhe të ëmës, thërriti menjëherë mësuesen. Por mësuesja ka folur për karrierën e saj, duke kujtuar se kishte shtatë vite në këtë profesion dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt. Dita e mosmarrëveshjes me fëmijën, nisi për shkak të mos vëmendjes së nxënëses.

“Ajo nuk ishte e përqendruar, luante në telefon. Në një moment, që të përqendrohej, i mora telefonin nga dora. U bë agresive dhe m’u drejtua” ‘O zyshe, o zyshe’, por s’më tha se kishte ndonjë problem. Doli në klasë dhe më ofendoi para nxënësve: ‘Kjo qenka debile fare’”. Policia përmend për Gazetasi.al, se në dëshminë e saj, mësuesja insiston se nxënësja kishte varësi nga telefoni dhe shpesh ishte munduar ta fokusonte në mësime.

“Kjo nxënëse nuk më kërkoi për asnjë moment se donte të shkonte në tualet. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë nxënësit e klasës. Në asnjë moment nuk e kam bullizuar dhe as e kam prekur. Është e vërtetë që i kam kërkuar të dilte jashtë derisa të qetësohej dhe këtë çështje e kam sqaruar edhe me nënën e saj”, – deklaron mësuesja. Policia i thotë Gazetasi.al, se pasi i ka dëgjuar të dyja palët, ua ka bërë të qartë se në rast problemesh të tilla, duhet të ndjekin rrugën ligjore, por cila është ajo, asnjë nga palët nuk e di./Gazeta Si

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV