Lorenc Vangjeli: Meta s’ka shanse të shkarkohet, Rama nuk është i interesuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli beson se kryeministri Edi Rama nuk është i interesuar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Vangjeli tha se nuk ka asnjë shans që Meta të shkarkohet, pasi Rama nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Analisti shprehet se Rama është i painteresuar të shkarkojë Metën. Sipas tij kryeministri luan me politikë dhe të tjerët me procedurë.

“Personi më i painteresuar për shkarkimin e Metës është Edi Rama. Të tentojmë të hyjmë në thelb. Kjo është politika. Sot do të shikoni dhe gjatë ditëve në vijim, politika përkthehet në një fjalë të vetme që quhet procedurë. Do të ketë një lojë procedurash. Që do të thotë që nuk ka shanse që Ilir Meta të shkarkohet sepse Edi Rama e nis këtë betejë dhe fitoren nuk e ka te shkarkimi por te procesi. Ndërsa Meta e mendon qëndrimin e tij me post te procedura dhe jo politika. Janë dy procese të ndryshme që janë në garë me njëra-tjetrën. Tik-taku është duke vajtur drejt datës 24 korrik.

Kemi një afat të datës 24 dhe kjo është përtej asaj që tentojnë të shikojnë të gjithë. Unë po ju bëj një ushtrim, shikoni një treshe të jashtëzakonshme që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Mandatin e Edi Ramës e kanë firmosur personazhe të ndryshme, njëri është presidenti, tjetri është kryetari i opozitës dhe tjetri sekretari i përgjithshëm që përcaktuan zgjedhjet e datës 25 prill. Ju jap provat e mia për këtë. Atë që i ka bërë Basha, Edi Ramës, as Damiani me Taulantin nuk e kanë bërë dot, i dha pushtetin e tretë. Basha ka bërë atë që gjë që askush tjetër nuk do ta guxonte ta bënte. Një gjeni i aftë të humbasë atje, i gatshëm të humbasë ditë pas dite. Shqiptari i fundit që është i interesuar të shkarkojë Ilir Metën është Edi Rama. Ai luan me politikë, ndërsa të tjerët me procedurë”, u shpreh Vangjeli./abcnews.al

Të fundit

E rëndë! 18-vjeçari sulmon me thikë mësuesen dhe dy nxënës/ Dy të vdekur deri më tani

Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët...

Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom

Një prej momenteve më të veçanta ka qenë edhe betimi i anëtarit më të ri të Këshillit, Sead Kazanxhiu. Kryebashkiaku Veliaj e quajti ‘moment...

Kurioziteti po vazhdon, turizmi gjatë vitit 2025 në kërkim të një rekordi të ri

Në Shqipëri pritet të vijnë më shumë turistë të huaj këta 12 muaj. Duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, me udhërrëfyes eksperiencën e...

Vizita e Spiroplait në Parlamentin e MB, Ambasada britanike në Tiranë zbardh diskutimet

Ambasada Britanik në Tiranë ka reaguar një ditë pas takimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali me homologun britanik. “Dje, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali,...

Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar

Hipokrizia nuk i përket asaj: «Michelle Obama nuk është dikush që bën sikur», konfirmon për revistën amerikane People një person i afërt me të. Ajo thjesht nuk...

Lajme të tjera

Web TV