Prapaskenat, si do të mbrohet Ilir Meta në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë gjyqtarët kushtetues sot do të do të marrin në duart e tyre fatin e Ilir Metës. Para seancës gjyqësore, në dyert e gjykatës mbërritën përfaqësuesit ligjor të Presidentit të cilët kërkuan të njiheshin provat e paraqitura kundër tij. Pas më shumë se 1 ore, juristët presidencialë arritën të njiheshin me një pjesë të dokumenteve nga ku do të përgatisin mbrojtjen ligjore të Ilir Metës.

Mbrojtje do të fokusohet në tre elementë. E para është koha në të cilën po zhvillohet ky proces. “Presidenti u investua që në datën 1 korrik që të shqyrtohej sa më parë ky gjyq para mbarimit të legjislaturës”, tha Dervishi, këshilltari për çështjet ligjore të Presidentit.

Presidenti mendon se shkarkimi i tij është votuar gjatë një legjislature që tashmë ka përfunduar dhe si rrjedhojë edhe vullneti politik në sallën e Kuvendit mund të ketë ndryshuar.  Kontestimi i dytë i Metës ka të bëjë me konfliktin e interesit e paktën një pjese të trupës.

Gjyqtarja Fiona Papjorgji është atakuar nga kreu i shtetit në Kolegjin e Posaçëm të apelimit ndaj të cilës ka kërkuar edhe masë disiplinore. Ky do të jetë një nga pretendimet në sallën e gjyqit ku do të kërkohet papajtueshmëria e disa anëtarëve të Gjykatës për të cilët stafi i Metës pretendon se janë në konflikt interesi. Argumenti i tretë i mbrojtjes është më tekniku dhe ka të bëjë me mungesën e një ligji organik për funksionim e institucionit të Presidentit të Republikës.

Pa pas një ligj, nuk mund të ketë shkelje ligjore, është në thelb arsyetimi i juristëve të Presidencës. Kjo mbrojtje ligjore do të jetë decizive për Ilir Metës pasi mbi të varet fati politik i tij, nëse do të jetë presidenti i parë i shkarkuar apo do të jetë politikani që ka korrur fitore në të gjitha betejat ligjore, që nga Gjykata e Lartë deri tek ajo Kushtetuese.

Të fundit

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë...

Zbulohen dokumentet sekrete, pse filloi sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit?

Udhëheqësit kryesorë të grupit palestinez Hamas nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me qëllim që të pengonin negociatat e paqes...

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik. “Në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Lajme të tjera

Web TV