Zgjatja e Vettingut/ PD-PS me lojën “Të jap Vetingun, me jep Inceneratorët” 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyrja e afatit të Vettingut do të vërë për herë të parë në provë bashkëpunimin e PS dhe PD në Parlament. Demokratët duket se kanë vënë kusht Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët, në këmbim të kartonit jeshil për ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut në sistemin e drejtësisë.

 Zgjatja e afateve për anëtarët e Vettingut do të votohen më 10 shkurt në Kuvendin e Shqipërisë, por jo nëse Partia Demokratike nuk do të jap konsensusin për të ngritur kartonin jeshil, pasi ky është një ndryshim kushtetues. Por opozita, totalisht e përçarë kërkon t’i shmanget këtij debati. Kjo është vënë re në seancën e kësaj të enjte. Kreu i grupit socialist Taulant Balla kërkoi që zgjatja e afateve të organeve të Vettingut të futet në rend dite në seancën e 10 shkurtit, ndërsa shtoi se duhet të marrë fund politizimi i kësaj çështjeje. “Ndryshimet kushtetuese janë të tilla, që afatet janë të përcaktuara me shumë rigorozitet nga ana e vet Kushtetutës. Asnjëri prej nesh në këtë sallë nuk mund t’i shmanget detyrimit që vendos rregullorja, që ndryshimet e kaluara në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit, kanë një afat 14-21 ditor. Kjo hapësirë mes datës 10 shkurt dhe 17 shkurt është hapësira e vetme që ka lënë rregullorja. Nuk na ka lënë rregullorja asnjë hapësirë për të negociuar apo interpretuar, jemi të detyruar ta fusim në datën 10. Unë do të ftoja kolegët e PD që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi”, është shprehur Taulant Balla. Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qasje ndaj kësaj nisme. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Alibeaj, nënvizoi se amendamentet kushtetuese duhet të ishin shqyrtuar bashkë, si propozimi i PD-së ashtu edhe ai i PS-së. Ai tha se procesi është i njëanshëm. “I gjithë procesi i zhvilluar deri tani është i njëanshëm. I gjithë procesi për ndërhyrjen në Kushtetutë ka qenë i njëanshëm. Kushtetuta është akti, ku duhet të ndërhyhet sa më pak. Procedurat për të gjitha iniciativat parlamentare për ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë të harmonizuara. Kam dhe një kërkesë tjetër, që nuk ka lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një kërkesë tonën që është depozituar që në dhjetor, me veprimtarinë dhe ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët”, tha Alibeaj. Por kjo kërkesë e opozitës e cila më shumë i ngjan një kushti, solli reagimin e mazhorancës. “Nuk është një proces që duhet politizuar apo që duhet bërë pjesë e agjendave të tjera të forcave të tjera politike në Kuvend. Zgjatja e afateve të mandatit të Vettingut duhet bërë, pasi ky është një proces i suksesshëm i pastrimit nga persona të korruptuar, me lidhje kriminale dhe të paaftë për të bërë drejtësi. Duhet të tejkalojë agjendën politike të secilit prej nesh kjo çështje. Nuk janë propozimet e PS, por janë nevoja që ka Shqipëria për të çuar përpara këtë proces. Biem të gjithë dakord se procesi i Vettingut duhet të vazhdojë. Duhet të marrë fund politizimi për këtë çështje”, tha Taulant Balla. Për shkak të pandemisë, afatet ligjore të Vettingun të vendosura në fillim në Kushtetutë rezultuan të pamjaftueshme. Edhe me kërkesën e ndërkombëtarëve synohet zgjatja e afateve për të përfunduar gjithë procesin. Megjithatë pritet që zgjatjen e Vettingun ta votojnë edhe demokratët për shkak edhe për “përkëdheljës” që ndërkombëtarët i kanë bërë Bashës në luftë kundër Sali Berishës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të përfundojë procesi i Vettingut.

Lexo edhe :  “Gati” Shteti Bektashi, Rama: Do jetë pa taksa dhe polici

 

 

 

Mungon Basha dhe Rama, Berisha

protagonist i seancës parlamentare

 

 

Në mungesë të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, protagonist i seancës parlamentare ishte përsëri Sali Berisha. E nisi nga ambientet e jashtme, ku i ktheu përgjigje kryetarit të PD që e akuzoi për strehim politik nën logon e LSI. “A mund t’i përgjigjesh një njeriu që në 2 fjalë thotë 3 gënjeshtra? A mund t’i përgjigjesh njeriu që iu servir ju jo 7 x 7=42, po iu servir 1958 për 5004?”, tha Berisha.

Si për të treguar se mazhoranca nuk mban anë në luftën e brendshme brenda Selisë Blu, ishte kreu i grupit parlamentar të PS, i cili vuri shenjën e barazimit duke i cilësuar bashkëpërgjegjës dy pretendentët për lidershipin e PD. “Luli dhe Saliu të gjitha pisllëqet i kanë bërë bashkë. Të gjitha haqet me drejtësinë i kanë bërë bashkë. Saliu është “non grata”, por pjesë e “non grata” është edhe Luli. Nuk mund të falet Luli fare nga kjo histori që i mori Saliu të gjitha dhe Luli doli pa lagur”, tha Balla. Kjo nuk e zbuti aspak ofensivën e Sali Berishës që duke risjellë në vëmendje portin e Durrësit, foli gjithashtu për një dyshe të përfshirë, sipas tij, në afera korruptive. “A e dini ju se kush e kontrollon Portin e Durrësit? Nallbati i Xibrakës. Nallbati i “Hakmarrjes për Drejtësi”, Nallbati i Edvin Drogës dhe Lulzim Bravës që e ka gjysmë-baxhanak të dashur”, shtoi Berisha. Ministrja Spiropali u detyrua të kundërpërgjigjej, me batuta që zëvendësonin mungesën e thelbit mbi akuzën e ngritur nga kundërshtari. “I bini derës sonë që të dëgjojë brava juaj. Por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet dhe si duket as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembet”, deklaroi Spiropali.

Ndërsa Berisha iu përgjigj. “I them zonjës se recitimet për Skënder-bushin e çojnë më shpejt në doganë sesa analizat bajate politike këtu në parlament”. Vetëm pasi Berisha u largua, deputeti Salianji u shpreh i bezdisur nga protagonizmi i ish-liderit të tij.

 

 

 

Berisha debaton me Felajn nga

foltorja: Parlamenti duhet të shkrihet

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti sërish shqetësimin e banorëve të rrugës “5 maji” në kryeqytet, të cilët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre në kuadër të procesit të rindërtimit. Në foltoren e Parlamentit, Berisha tha: “Nuk është kontratë dhe marrëveshje, ajo që i është ofruar është një vetëdeklarim. Vetëdeklarimi është i domosdoshëm, por pa kontratën mes palëve, nuk ka vlerë. Vetëdeklarimi është mashtrim i turpshëm. Pse qeveria nuk ofron kontratë ose marrëveshje paraprake? Sepse kërkon që të vjedhë. Do të vjedhë mbi ndërtesën që do të ndërtojë mbi truallin, ku jetojnë ato. Plani ka qenë për të ndërtuar 7 kate, por janë bërë mbi 30 kate, dhe prapë nuk ngopen së vjedhuri”. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i ndërpreu fjalën Berishës, duke i thënë se nuk po flet për procedurë. Por Berisha i tha se: “Ose ky Parlament do t’i kthehet popullit dhe interesave të tij, ose do të shkrihet. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”.

 

 

 

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV