Marrëveshja PS-PD/ Tërhiqet mazhoranca, hetimi i inceneratorëve deri më 25 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Mazhoranca është tërhequr nga mos hetimi i Inceneratorëve. Ditën e djeshme Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës për afatin kohor të punës së komisionit hetimor për inceneratorët duke i njohur si afat ligjor fundor datën 25 shkurt.

Mes PD-së dhe PS-së është arritur dakordësia e parë, ku mazhoranca është tërhequr nga vendimi për të mbyllur Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët. Dje është vendosur që afati i hetimit të shtyhet deri më 25 shkurt sipas kërkesës së opozitës. Ndërsa Enkelejd Alibeaj tha në seancën plenare të së enjtes se PD kërkon hetim për Inceneratorët. Ky u quajt si një kusht apo kërkesë për votimin e zgjatjes së vettingut e cila është edhe një ndryshim në Kushtetutë. Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës për afatin kohor të punës së komisionit hetimor për inceneratorët duke i njohur si afat ligjor fundor datën 25 shkurt. Mazhoranca u tërhoq nga pretendimi i saj për datën 28 janar. Shtyrja e hetimit u përshëndet edhe nga ambasadorja Yuri Kim. Në një mbledhje pa praninë e medias Këshilli i Rregullores dhe Mandateve në Kuvend vendosi të premten që të interpretojë afatin ligjor të komisionit hetimor për “aferën e inceneratorëve” me kërkesë të Partisë demokratike.  Ky organ vendosi në favor të opozitës duke njohur si afat ligjor për përfundimin e punës së këtij komisioni datën 25 shkurt. Debati lidhej me 3 javët ndërmjet dy sesioneve parlamentare të cilat opozita kërkoi të mos llogariteshin në afatin e punës. Në mbledhjen e fundit të komisionit mazhoranca argumentoi se afati 3 mujor përfundonte më 28 janar duke llogaritur si ditë pune dhe 3 javët e pushimit. Me këtë argument anëtarët e PS-së në komision votuan kundër planit hetimor të paraqitur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku. Në një reagim publik pas mbledhjes Tabaku e quan këtë vendim si vënie në vend të së drejtës së mohuar të opozitës. “Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve”, bëri të ditur ajo. Tabaku e cilësoi një bllokim politik të hetimit nga ana e mazhorancës. “Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte. Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët”- shkruan më tej Tabaku në një status në facebook. Nënkryetarja socialiste e komisionit, Ermonela Felaj, konfirmoi këtë vendim të Këshillit të Mandateve dhe në një koment për BIRN tha se “mazhoranca i dha një mundësi opozitës që të vijojë hetimin”. Ajo bëri të ditur se nuk kishte marrë pjesë në mbledhje për shkak të qëndrimit që kishte mbajtur në mbledhjen e fundit të komisionit, ku i bëri një interpretim të kundërt rregullores për çështjen e afatit ligjor. Shtyrjen e afatit e përshëndeti edhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim. “Ne mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët”, shkruan ajo në Tëitter. Kim thekson se “Ne i bëjmë thirrje autoriteve dhe institucioneve ta vlerësojnë dhe të marrin masa. Po e ndjekim këtë çështje nga afër. Komisioni hetimor i kërkuar nga opozita ka si objekt hetimi procedurat e ndjekura për dhënien me konçension të ndërtimit të tre impanteve të përpunimit të plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Gjatë kohës që ky komision vijonte hetimin, drejtësia çoi në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe shpalli në kërkim pronarët e kompanive konçensionare me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Të fundit

50 vjedhje në pak javë, policia zbulon bandën e hajdutëve shqiptarë

Kreu i një bande hajdutësh shqiptarë u arrestua nga policia italiane, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të shpëtonin. Brenda...

PD organizon protestë edhe në Londër në 23 dhjetor

Partia Demokratike ka njoftuar organizimin e një proteste në Londër më 23 dhjetor, në të njëjtën ditë që do të mbahet protesta edhe në...

Dy kuvendet në Prishtinë/ Rama këshilla për dialogun, Kurti me tone fushate

Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të të njëjtit komb, duhet të mbështesin njëra-tjetrwn. Kjo ishte simbolika e takimit të dytë të kuvendeve përkatëse në...

SHBA eliminon me bombardime liderin e IS në Siri, Abu Yusif

SHBA ka njoftuar se ka arritur të eliminojë liderin e Shtetit Islamik (IS) Abu Yusif në Siri. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom) thanë...

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, ministri Hasani thërret ambasadorin rus në zyrë!

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka thirrur në ministri ambasadorin rus, ku i ka shprehur protestën e qeverisë shqiptare për ngjarjen e ndodhur mëngjesin...

Lajme të tjera

Web TV