“Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë”, Balla: Kemi përmbushur të gjithë paketën e ‘Manival’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla, në rolin e nënkryetarit të Këshillit të Integrimit Europian ka falënderuar publikisht opozitën në lidhje me vullnetin për bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit të vendit në BE.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Balla theksoi se Shqipëria ka përmbushur të gjithë paketën e ‘Manival’, ndërsa shtoi se Bullgaria nuk ka asnjë kundër Shqipërisë, ndërsa mosmarrëveshjet janë vetëm me Maqedoninë e Veriut.

“E falënderoj kryetaren e Këshillit, për t’u ulur në një tryezë për të diskutuar dhe për të punuar çdo ditë për dobi të kësaj aspirate. Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçar të jetë përmbushja e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Nuk është në dorën tonë ngecja e zgjerimit.

Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë, pasi ajo ka bërë të qartë se nuk ka asgjë me Shqipërinë. Shpresoj dhe besoj se dy kryeministrat, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bulgarisë, të tejkalojnë shpirtat ballkanik dhe të sillen si europiane. Këshilli i Integrimit të flasë me një gjuhë. Dua të them disa gjëra që janë kryer javët e fundit. Kemi përmbushur në Kuvend paketën e Manival. Po ashtu dua të jetë e qartë dhe çështja e atij indeksit të korrupsionit, të publikuar nga Transparence Internacional, me një rënie të ulët. Por në 2013 kemi qenë në nivelin më të rëndë historik. E pranoj që nuk jemi të kënaqur Por ku ishim, Zot na ruaj. Në këtë aspekt të gjitha ndryshimet duhen bërë në një skalë më të gjerë. Çështja e zgjatjes së afateve të mandatit të organeve të hetimit, nuk është çështje e karakterit politike. Nuk është propozim i PS. S’ka aspak patronazhim të kësaj çështje, por është çështje që tejkalon partitë. Kush e lidh këtë me axhendë të PS, e ka gabim. PS ka vendosur të mbështesë këtë çështje në aspekt procedurial. Nuk është pjesë e një axhende tonën, por detyrim i çdo qytetari, që parlamentarët duhet ta miratojnë me ndërgjegjen e plot. Nuk ka një vend tjetër të ngjashëm me Shqipërinë që të ketë kryer pastrim të thellë me vetting, të sistemi të drejtësisë. Le ta lëmë këtë proces që të jetë apolitik. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbështetjen e përfaqësuesve të krahëve politike për të rritur rolin shumë të rëndësishëm që ka këshilli. Bashkë me zonjën Tabaku ka qenë dhe zonja Bregu vite më parë, ku të tre mbështetëm Kuvendin për ndryshimet në ligjin për rolin e këtij institucioni për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Është eksperiencë që ka rezultuar të jenë pozitive që kanë kaluar përmes këtij procesi.”, tha Balla.

Të fundit

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

Lajme të tjera

Web TV