Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër, viktima në Shkodër lë pas 4 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër në Shkodër. Prek Tonaj është i treti, ndërsa 2 vëllezërit e tij janë vrarë para vitit 2005.  Tonaj ka lënë pas 4 fëmijë.

Ai u qëllua për vdekje mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Grudë e Re teksa po konsumonte kafe në një lokal. Rreth orës 19:15 autorët të cilët ishin dy i kanë shkuar në tavolinën ku 47 vjeçari ishte ulur dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Vrasësit fillimisht janë kujdesur që t’i përcjellin mesazhin para se ta qëllojnë. Abcnews.al mëson se para se ta qëllojnë autorët i kanë thënë emrin e personit për të cilin po e vrasin.

Prek Tonaj, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave është baba i 4 fëmijëve. Ai mësohet se ishte punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia njoftoi po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Dyshimet e para janë se pas motiveve të kësaj vrasje fshihet hakmarrja. Kjo pasi në 26 gusht 2011 Tonaj u arrestua së bashku me 2 persona të tjerë, një prej tyre babai i tij, pas dyshimeve se po planifikonin të kryenin në vrasje.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV