Roland Bejko i kthehet Berishës: Kur kryehajduti thërret, kapeni hajdutin! Nuk e njeh më as nderin e as turpin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Gjirokastër, Roland Bejko, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Sali Berishës, duke e konsideruar atë ‘kryehajdut’. Akuzat e Berishës për kryedemokratin Lulzim Basha, Bejko iu përgjigj duke thënë se Berisha, përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë.

Postimi i plotë:

Roland Bejko: Kur kryehajduti thërret, kapeni hajdutin!

Sali Berisha është shpallur “Non Grata”  familjarisht nga SHBA-të si askush tjetër në Evropë, por edhe në Botë, i akuzuar për

1. Korrupsion të Qënësishëm.

2. Dëmtim të Demokracisë.

3. Pengim të reformës në drejtësi.

Që në momentin e parë të publikimit të këtij vendimi si “non grata”, askush nga ne që sot jemi kundër rikthimit të tij në krye të PD-së, nuk doli të kërkonte burgun për të. Askush nuk ia përmendi megaaferat e tij personale dhe as të familjes së tij i përfol si nga opozita, ashtu dhe nga media e opinioni publik. Përkundrazi, shprehëm keqardhje dhe solidaritet me të.

E mirëkuptuam edhe kur tha se do dal të mbroj dinjitetin tim, dhe dakord, kish të drejtë ta bënte “luftën” e tij.

Por, po e shikoj tani që ka dalë tribunë më tribunë ku ka vendosur kandidatët e tij dhe po pret “flet arreste” si prokurorët komunistë duke mos lënë rob zoti mbi tokë pa akuzuar për korrupsion e afera të pista që nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha e deri tek familjarë kandidatësh e kundërshtarësh të tij brenda PD që guxuan të mos e ndiqnin pas në historinë e tij të marrëzisë duke i vënë flakën PD për interesat e tij personale.

Mirë ky nuk e njeh më as nderin e as turpin se e ka ngrënë me bukë me kohë pasi përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë, po këta dritëshkurtërit e tjerë që i shkojnë nga pas i qeshin dhe e duartrokasin, si ka mundësi ta bëjnë këtë sot 31 vjet pas rënies së komunizmit?! ( Shumë prej tyre që sot i ka bashkëpunëtorët e tij të afërt, kanë qenë po kaq viktima të sulmeve dhe akuzave të tij ndër vite, sa kurrë nuk ma priste mendja se do t’i shikoja më ndonjëherë bashkë.)

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar

I super akuzuari për korrupsion dhe afera të tjera, akuzon të tjerët për korrupsion dhe u tregon burgun! Kohë paradoksesh!

Pra ky bën pjesë tek ato rastet kur kryehajduti, thërret kapeni hajdutin!

Të fundit

“Do të hedh në gjyq”, debati gazetarit dhe kandidates për deputete: Po gënjen!

Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj...

Ndërron jetë aktorja 11-vjeçare e Netflix, 12 arreste kardiake në dy ditë

11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq të premten në një spital...

VIDEO/ E mbajnë nga krahët, Ronaldo ‘Fenomeni’ filmohet i dehur! Acarohen tifozët

Ronaldo Fenomeni është filmuar i dehur në një restorant të famshëm spanjoll dhe tifozët e Valladolid janë acaruar me pronarin e klubit të tyre,...

E zuri poshtë masivi i dheut, ende asnjë shenjë nga trupi i pajetë i 29-vjeçarit!

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 në fabrikën e përpunimit të kromit në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit” pak ditë më...

Mblidhet konklava, zgjedhja e papës, kardinalët izolohen nga bota e jashtme

Të mërkurën kardinalët e zgjedhur do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut. Kardinalët janë stacionuar në minishtetin e Vatikanit ku do...

Lajme të tjera

Web TV