Rama paralajmëron padi ndaj Tabakut dhe bën batutën: Prita të mbarojë Big Brother për të reaguar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar padi ndaj kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku.

Rama u shpreh jashtë godinës së Kuvendit pas 10 orësh dëshmi para anëtarëve të këtij komisioni se do të presë fundin e hetimeve nga SPAK në lidhje me këtë çështje për t’u përballur sërish në gjykatë në Tabakun.

“Pasi të mbarojë kjo do takohemi me zonjën Tabaku në gjykatë. Është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend sado e tensionuar të jetë lufta politike që një politikane të angazhohet për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo muaj të tërë “u vodhën 430 mln euro”, u shpreh Rama.

Ai u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë pendesë për strategjinë e ndjekur për të reaguar kaq vonë në lidhje me akuzat e opozitës. Me batutë ai u përgjigj se priti deri në këtë moment që të përfundonte Big Brother. “Prita të mbarojë Big Brother”, tha Rama dhe më pas u largua.

Të fundit

Maj 1664/ Sukseset e Ahmed Pashë Qypriliut në luftën kundër Austrisë

Në luftën Austro-Turke, Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qypriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për...

Reshjet e shumta të shiut mund të kontribuojnë në lloje të caktuara tërmetesh

Shiu dhe bora e madhe ndryshojnë presionin në shkëmbinj dhe mund të kenë kontribuar në një seri tërmetesh të vogla në Japoni. Çfarë i shkakton...

Misteri/ A ekzistojnë UFO-t nënujore?

Po, në kuptimin e Uso, "objekt i zhytur i paidentifikuar", i cili mund të përfaqësojë çdo kërcënim lufte që vjen nga detet tona, por...

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për trupin tonë...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Lajme të tjera

Web TV