Lufta në Ukrainë/ Rama: Ku i kemi avionët e raketat? Jemi vend anëtar i NATO-S, kemi koordinime me aleancën, pozicioni ynë solid!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO dhe si i tillë ndodhet në një pozicion solid në trazirat që po ndodhin në Ukrainë.

Rama tha se NATO dhe Shqipëria janë në koordinim me njëra-tjetrën, për t’i bërë ballë të gjitha situatave.

“Ka shumë rëndësi të vazhdojmë punën dhe aktivitetin tonë jetësor sepse jemi vend i NATO-s dhe sot është përsëritur në mënyrë insistuese që vendet NATO-s janë në një tjetër regjim mbrojte. Në rastin e Ukrainës ka të bëjë me një vend partner që është sulmuar, por sipas Kushtetutës të NATO-s nuk vendoset dot në aplikim kapitulli 5 që nis sulmin nëse sulmohet një aleat. Në anketimet që ne bëjmë vazhdimisht, shohim se ka një pjesë njerëzish se janë të shqetësuar se kjo luftë do të vijë në Shqipëri e ne nuk kemi avionë. Shqipëria nuk është në NATO një vend anëtar për të pasur raketa, por është një vend që ka shumë prioritete të vetat të koordinuar me aleancën.

Ka sot investimet që po kryhen në një bazë ajrore të NATO-s. Sigurisht që nëse Lufta e Tretë Botërore shpërthen diçka që as e parashikojmë dot e as e evitojmë nëse të tjerë e nisim, siç nuk e evitojmë dot nëse dalim nga shtëpia e na ndodh diçka. Duhet të jemi të vetëdijshëm që lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi, padiskutim. Sa? Si? Ku? Janë gjëra që duhen parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid e komod në thonjëza”, tha Rama.

Të fundit

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Lajme të tjera

Web TV