test

Protestë në kryeqytet kundër sulmeve ruse, ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Lufta duhet të ndalohet, 16 fëmijë janë vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët në Tiranë kanë protestuar kundër pushtimit rus në Ukrainë. protesta është zhvilluar para ambasadës Ruse në Tiranë.

Me pankarta në duar dhe me flamurin e Ukrainës, protestuesit  kanë bërë thirrje kundër luftës.

“Shqipëria është me ju”, dëgjohen thirrjet e qytetarëve.

 

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymir Shkurov tha se Kievi sot ndodhet në zjarr dhe se 16 fëmijë janë vrarë, ndërsa i bëri thirrje popullit rus, t’i thotë jo luftës: “Kundër armëve bërthamore askush nuk mund të mbrohet, ndaj i drejtohem popullit rus, të ndalë Putin”.

 

Shkurov ka falënderuar popullin shqiptar për solidarizimin e treguar.

“Sot nuk do të flas për njerëzit dhe jetë. Dua t’i drejtohem popullit shqiptar dhe të theksojmë se sot është një popull paqësor. Sot ato flasin për atë që mendojnë dhe ajo që mendojnë është paqja. Sot lufta duhet të ndalohet. Kievi është në zjarr. 16 fëmijë kanë vdekur në momentin që flasim. Dje një nga raketat ka rënë në një nga spitalet”, ka deklaruar ai.

Të fundit

Trump me deklarata të forta ndaj Zelenskyt: Shitësi më i madh në histori

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është "shitësi më i madh në histori. Sa herë që vjen në këtë vend ai...

Udhëheqësit botërorë në Samitin e Paqes për Ukrainën që mbahet në Zvicër, ç’do ndodhë?

Udhëheqësit botërorë në samitin e paqes në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, pritet të miratojnë një deklaratë që riafirmon integritetin territorial të Kievit. Më...

Sot Kurban Bajrami, Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët: Sakrificën në emër të besimit

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Nikolla shprehet ndër të tjera që sakrificën në emër...

Ishin përgatitur për të sulmuar shqiptarët, 50 tifozë italianë bien në prangat e policisë

Rreth 50 tifozë italianë janë arrestuar ditën e djeshme, përpara ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit. Gazeta gjermane Bild...

Ndodh sërish, qeni i presidentit Biden kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret, ndërsa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV