Turqia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës.
Turqia nuk ka ndërmend të vendosë sanksione kundër Rusisë me shpresën se do të “mbajë të hapur” kanalin e dialogut me Moskën.
Kështu ka thënë zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Ne kemi nevojë për një aktor që mund të flasë me Rusinë. Kush flet me Rusinë nëse të gjithë i prishin urat? Ne nuk po planifikojmë një paketë sanksionesh për ta mbajtur të hapur këtë kanal.”, theksoi Ibrahim Kalin.