Sulm tokësor! Rusia rrethon qytetin ukrainas pranë Krimesë, kryebashkiaku: Ushtria ruse po vendos postblloqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa lufta ka hyrë në ditën e gjashtë, raportohet se qendra rajonale e Khersonit në Ukrainën Jugore është e rrethuar nga trupat ruse. Trupat ruse kanë nisur një sulm tokësor në qytetin, që ndodhet pranë Krimesë, i cili kontrollohet tashmë nga Moska, në orët e para të këtij mëngjesi, sipas dëshmive okulare.

“Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit”, tha kryebashkiaku Igor Kolykhayev, duke shtuar se “Kherson ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”.

“Qyteti është në fakt i rrethuar, ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ushtarake nga të gjitha anët, ata vendosën pika kontrolli në dalje”, tha gazetarja me bazë në Kherson, Alena Panina, gjatë transmetimit në televizionin kombëtar “Ukraina 24”.

Gazetarja shtoi se kishte ende energji elektrike, ujë dhe ngrohje në Kherson, por sipas saj, ishin shfaqur sfida në sjelljen e ushqimit në qytetin me 300 mijë banorë, pasi ushqimi ishte grumbulluar në magazinat në periferi të qytetit.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV