Zbulohet manovra e Dodik, tentoi të ndërhynte në votat e OKB për rezolutën ndaj Ukrainës, u ndihmua nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, krijoi një precedent skandaloz në politikë kur u përpoq të ndërhynte në Kombet e Bashkuara (OKB) përmes një vendi tjetër – Misionit të Federatës Ruse, mëson Klix.ba.

Sipas mediumit në fjalë, këtë e konfirmon një letër e ambasadorit rus në OKB, Vassily Nebenzi, i cili më 28 shkurt ia përcjell letrën e Dodikut, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilën ai deklaronte se “Bosnja dhe Hercegovina është neutrale për konfliktin në Ukrainë”.

Ai përfitoi gjithashtu nga rasti për të kritikuar ambasadorin e BeH, Sven Alkalaj.

“Për sa i përket situatës në Ukrainë, theksoj se ambasadori i BeH në OKB, Sven Alkalaj bën thirrje për një lëvizje personale, të njëanshme dhe të paautorizuar në deklaratën se BeH do të jetë sponsor i rezolutës amerikano-shqiptare që dënon veprimet e Rusisë kundër Ukrainës”, citohet të ketë shkruar Dodik në fillim të letrës.

Ai ka shkruar më tej se “për shkak të qëndrimit të prerë të Republika Srpska, institucionet përkatëse të BeH-së përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim unanim për ngjarjet në Ukrainën lindore në drejtim të dënimit të Rusisë”.

“Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë e paanshme dhe neutrale dhe të mos mbështesë asnjë palë në këtë konflikt, por të mbështesë paqen dhe zgjidhjen paqësore në këtë situatë”, ka shkruar Dodik.

Të fundit

Hapet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza...

Protestojnë shoferët e Urgjencës në Spitalin e Durrësit: Na është ulur paga

Shoferët e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit kanë zhvilluar një protestë mesditën e sotme për shkak të kushteve të punës dhe uljes së...

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31 për qind e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë...

Shakatë bëhen serioze, shfaqet emërtimi “Mexican America”, BE xhindoset me Trump

Shakatë po dalin jashtë kontrollit mes liderëve të vendeve të Amerikës Veriore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u fut në garën e riemërtimeve duke...

Dorëheqja e Enver Hoxhës në 1954/ Boriçi: E detyroi Hrushovi! Moska e akuzonte për…

Enver Hoxha u detyrua të japë dorëheqje si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1954, ndërkohë që iu tërhoq vërejtje se kishte keqmenaxhuar fondet që Bashkimi...

Lajme të tjera

Web TV