Arrihet pajtueshmëri për korridoret e largimit të civilëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesit e dy vendeve, Rusi-Ukrainë, janë takuar në një raund të dytë, i cili pati një lloj dakordësie pwrsa i pwrket krijimit të korridoreve që bëjnë të mundur lëvizjen e civilëve. Të dyja palët kanë rënë dakord për të zhvilluar një rund të tretë të negociatave.

 Kievi dhe Moska janë pajtuar të enjten, 3 mars, për të krijuar korridore që mundësojnë largimin e civilëve nga zonat e luftës në Ukrainë. Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar përfundimin e rundit të dytë të negociatave me palën ruse në Bjellorusi. “Fatkeqësisht Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vetëm vendime për organizimin e korridoreve humanitare”, tha Podolyak. Edhe shefi negociator i palës ruse, Vladimir Medinsky ka thënë se Rusia është pajtuar për të mbështetur idenë e korridoreve humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm afër tyre. Të dyja palët është raportuar se janë pajtuar për të zhvilluar një rund të tretë të negociatave. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje më herët për bisedime direkte me presidentin rus, Vladimir Putin duke thënë se kjo është “mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”. “Ne nuk jemi duke sulmuar Rusinë dhe nuk planifikojmë të bëjmë këtë gjë. Çfarë dëshironi nga ne? Largohuni nga toka jonë”, ka thënë ai. Presidenti rus, Vladimir Putin, në anën tjetër, ka akuzuar forcat ukrainase se po shfrytëzojnë civilët si “mburoja njerëzore”. Lideri rus i ka përshkruar ushtarët rusë si “heronj të vërtetë” dhe ndonëse e ka pranuar se ka humbur “disa qyteza të vogla”, ai ka insistuar se operacioni special i Rusisë është duke shkuar “sipas planit”. “Suksesi” i ushtrisë ruse në Ukrainë është shembull i atij “herozimi”, ka pretenduar Putin. Në një adresim televiziv, ai ka thënë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, mirëpo ukrainasit janë “të kërcënuar dhe me tru të shpëlarë”. Putin është zotuar se do të shkatërrojë “anti-Rusinë e krijuar nga Perëndimi”. Presidenti rus ka pretenduar se trupat ruse po ofrojnë korridore humanitare që civilët të largohen, duke rënë në kundërshtim me atë që kanë thënë ukrainasit. Më 24 shkurt, Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Zelensky thirrje Putinit

për bisedime direkte

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për bisedime direkte me presidentin rus, Vladimir Putin duke thënë se kjo është “mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”. “Ne nuk jemi duke sulmuar Rusinë dhe nuk planifikojmë të bëjmë këtë gjë. Çfarë dëshironi nga ne? Largohuni nga toka jonë”, ka thënë ai. “Ulu me mua. Vetëm jo 30 metra larg sikurse me presidentin francez, Emmanuel Macron”, ka thënë ai, duke iu referuar bisedimeve në një tavolinë të gjatë muajin e kaluar. Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i dërgojë aeroplanë ushtarakë. “Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt, atëherë më jepni aeroplanë”, ka thënë ai. “Nëse ne nuk jemi, Letonia, Lituania dhe Estonia do të jenë në radhë”, tha ai. Këto shtete janë pjesë të NATO-s, që nënkupton se nëse Rusia i pushton, do të ketë luftë me të gjitha vendet anëtare të aleancës. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Lexo edhe :  Berisha takon deputeten e Forza Italia-s: E informova për regjimin e Ramës

 

Presidenti i KiE-së: Nëse NATO ndërhyn në

Ukrainë, shpërthen Lufta e Tretë Botërore

 

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se zbatimi i një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë është një vendim që i përket NATO-s, por që do të rrezikonte shumë. Sipas tij, ndërmarrja e këtij hapi do ta çonte botën në një Luftë të Tretë Botërore. “BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia ka nisur një luftë të egër kundër Ukrainës. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur, por duke marrë parasysh se Rusia ka armë bërthamore dhe është shumë e rëndësishme të shmangim një luftë të tretë botërore” tha ai. Michel tha gjithashtu se ky është një vendim që i përket NATO-s dhe jo BE-së. Prandaj është e rëndësishme që anëtarët e NATO-s të kuptojnë se do të ishte një rrezik shumë i madh. “Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi të avokojmë në fusha të ndryshme në nivel diplomatik. Ne po përpiqemi t’i ofrojmë më shumë mbështetje Ukrainës në mënyrë që të ketë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në mënyrë që të sigurohemi se do të jemi në gjendje të negociojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

 

Intensifikohen sulmet ruse ndaj

termocentralit më të madh bërthamor

 

Sulmet ruse janë intensifikuar rreth qytetit me termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës. Qyteti i vogël Enerhodar është bërë pika më e nxehtë në konfliktin njëjavor pasi aty ndodhet edhe një prej termocentraleve më të mëdha bërthamore në Evropë. Dy ditë më parë, forcat ruse thanë se kontrollonin territorin përreth qytetit Enerhodar, por të mërkurën një turmë e madhe punëtorësh nga termocentrali dhe civilë bllokuan hyrjen në qytet, duke ndërtuar barrikada të improvizuara kamionësh dhe gomash. Në një moment, forcat ruse qëlluan afër turmës, sipas videove të shpërndara në mediat sociale, duke plagosur të paktën një person. Situata u përkeqësua më tej ditën e sotme. Tymi i zi i dendur u ngrit nga barrikadat ndërsa sirenat u ndezën në qytet.

 

Të fundit

Mbledhja e Grupit të PS, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend paraditen e sotme, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit...

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e 11...

Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, ja sekreti

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata në rajon

Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dhe vendet fqinjë për shkak të informalitetit të lartë, pagave të ulëta dhe punësimit të...

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, Express: Një nga vendet më të lira për t’u vizituar

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një fluturim i gjatë dhe i shtrenjtë. Megjithatë, ekziston një alternativë shumë më...

Lajme të tjera

Web TV