Ish-ylli i Milanit, Andrei Shevchenko i kërkoi Italisë që të ndihmonte vendlindjen e tij Ukrainën, në një intervistë të ngarkuar emocionalisht, të transmetuar të dielën në mbrëmje, në një nga transmetimet më të mëdha të lajmeve të RAI-it.
Hapni zemrat për njerëzit e mi, për gratë, për fëmijët, për të moshuarit që kanë shumë nevojë për ndihmën tuaj… Bëjini ata të ndjejnë atë që më keni bërë mua”,- nisi me lot në sy, ish-sulmuesi 45-vjeçar, duke folur nga Londra në emisionin “Che Tempo Che Fa” në RAI, transmetuesi publik italian.
Trajneri i Ukrainës nga viti 2016 deri në vitin 2021, mori pjesë në këtë shfaqje për të promovuar një iniciativë për mbledhjen e fondeve, të drejtuar nga Kryqi i Kuq Italian, si pjesë e përpjekjeve të tij humanitare për të ndihmuar Ukrainën.
“Nëna ime, motra ime dhe anëtarët e tjerë të familjes sime, janë ende në Ukrainë, unë flas me ta çdo ditë. Ishte zgjedhja e tyre të qëndronin, – tha Shevchenko. – Nuk mund të shikoj pa qarë se çfarë po ndodh me vendin tim. Ata më thonë të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë, qytetet e bombarduara, fëmijët dhe pleqtë e vrarë. Ne duhet të përpiqemi të bindim Rusinë që ta pushojë zjarrin, të gjejë një zgjidhje diplomatike dhe të ndalojë këtë luftë”.
“Quando sono arrivato in Italia sono stato accolto come uno di voi, sento l’Italia come seconda patria. Vi chiedo perfavore di aprire cuore alla mia gente di aiutare donne e bambini”
Le parole di Andriy #Shevchenko (@jksheva7), voce e simbolo dell’#Ucraina. @chetempochefa pic.twitter.com/9Ihjf52bBm
— Rai3 (@RaiTre) March 6, 2022