Zelensky prek zemrat e deputetëve britanikë, nuk pushojnë duartrokitjet: Do të luftojmë deri në fund, në det, ajër e në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukraines, Volodymyr Zelensky sonte ka prekur zemrat e deputetëve britanikë me një zotim Churchillian për të mos u dorëzuar kurrë.

Në një fjalim historik drejtuar deputeteve britanikë drejtpërdrejt nga ‘bunkeri’ i tij i luftës në Kiev, ai u zotua: “Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim”. Në një fjalim emocionues, presidenti Zelensky e krahasoi drejtpërdrejt luftën e vendit të tij me luftën e Britanisë kundër Hitlerit shtatë dekada më parë.

Duke i bërë jehonë legjendës së kohës së luftës, Churchill, presidenti Zelensky tha:

“Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim. Ne do të luftojmë deri në fund. Në det, në ajër. Ne do të luftojmë për tokën tonë me çdo kusht. Do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë.”

Ai iu lut edhe një herë Britanisë së Madhe që të vendoste një Zonë të Ndaluar Fluturimi të NATO-s mbi Ukrainë.

Duke lëshuar një apel të drejtpërdrejtë në Parlament, Presidenti Zelensky tha se më shumë se 50 fëmijë janë vrarë” në 13 ditët e luftimeve të ashpra. Ai u tha deputetëve se kishte nevojë për më shumë mbështetje me luftën.

Gjithashtu, duke perifrazuar Hamletin e Shekspirit, ai tha:

“Çështja për ne tani është të jemi apo të mos jemi. Për 13 ditë mund të ishte bërë kjo pyetje, por tani mund t’ju jap një përgjigje përfundimtare. Është padyshim që po, të jetë. Në këtë moment ukrainasit e zakonshëm po mbrojnë shtëpitë dhe familjet e tyre kundër një sulmi brutal dhe ata, me veprimet e tyre, po frymëzojnë miliona me guximin dhe përkushtimin e tyre. Dhe unë mendoj se sot, një nga mburrjet më krenare në botën e lirë është. Unë jam një ukrainas”.

Lexo edhe :  BE “bën një sy qorr” për non gratat në qeverinë serbe? Ja deklarata e Borrell

 

Të fundit

I zhdukur prej disa ditësh nga banesa, babai denoncon në polici humbjen e të birit

Një 26 vjeçar raportohet i zhdukur. Ka qenë babai i tij që ka bërë denoncim në komisariatin e policisë...

Veliaj homazhe pranë memorialit ‘Nënë Shqipëri’ në nder të ‘5 Majit’: Lavdi dëshmorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi pranë memorialit “Nënë Shqipëri” të rënët dëshmorë për lirinë e atdheut. Të pranishëm ishin edhe autoritetet më...

Shkaktoi vetëmbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij, zbardhen detajet e rënda

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergys Arrazi ushtronte dhunë në familje dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare...

DETAJET shokuese/ Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Behet me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë...

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.  Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kjo...

Lajme të tjera

Web TV