BE “bën një sy qorr” për non gratat në qeverinë serbe? Ja deklarata e Borrell

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Serbisë zgjodhi të enjten Qeverinë e re të vendit pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita. Me 152 vota për, 61 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan për Qeverinë e re të Serbisë më 2 maj.

Përbërja e Qeverisë së re u kritikua paraprakisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi pjesë e saj janë dy zyrtarë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria e re do të betohet tani dhe pastaj do ta fillojë mandatin e ri katërvjeçar.

Mirëpo, Bashkimin Europian duket se nuk po e shqetësojnë dhe aq shumë të sanksionuarit që janë pjesë e qeverisë së re të Serbisë. Shefi i diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, në reagimin e parë, tha se mezi pret që të punojë me qeverinë e re të Beogradit.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X.

Por nënvizoi se përputhja me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Por në qeverinë e re të Serbisë, janë dy të sanksionuar nga Amerika, përfshirë këtu dhe Aleksandër Vulin, një politikan shumë i afërt me Rusinë. Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re serbe.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se “SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviçit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë””.

 

Të fundit

Zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve, ja pse duhet të konsumoni arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez. Disa...

Hëna e plotë e majit, si do të ndikojë në këto dy shenja të Horoskopit

Hëna e plotë e majit 2024 lind në qiell më 23 maj dhe, si hëna e fundit e plotë e pranverës, është këtu për...

Meritoni feston ditëlindjen, ja urimi special që i bën Ilnisa (Foto)

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen. Banori i “Big Brother Vip Albania” është uruar nga banorët dhe familjarët, që kanë postuar urimet e tyre në...

Rritet frikshëm mediokriteti

Nga Artur Ajazi Vitet e fundit, është rritur ndjeshëm investimi në sistemin shkollor nga Ministria e Arsimit,por ka rënie të numrit të nxënësve që dalin...

Ronaldos ironizon sërish binjakët: Edhe Donaldi kishte më shumë ‘K’, por e fitoi Iliri

Ronaldo Sharka dhe Donald Veshaj patën një përplasje në episodin e fundit të “Fan Club”, të dielën e kaluar. Ndërsa Ronaldo e quajti Eglën...

Lajme të tjera

Web TV