Ndryshojnë rregullat për fitimin e çmimit të “Topit të Artë”, zvogëlohet numri i gazetarëve që votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Topi i Artë”, çmimi më prestigjioz në botë për një futbollist, pëson ndryshime. “France Football”, e cila e ka organizuar çmimin që në edicionin e parë më 1956 ka zyrtarizuar katër rregullat e reja, të cilat hyjnë në fuqi këtë vit.

Çmimi do të pasojë sezonin futbollistik. Në hartimin e listës së kandidatëve për trofeun do të kontribuojnë edhe disa emra “të jashtëm”, do të zvogëlohet në 100 numri i zgjedhësve dhe së fundi do të saktësohen më mirë kriteret që duhen marrë parasysh për zgjedhjen e fituesit.

Katër risitë e “Topit të Artë” nuk do të jepet më në fund të vitit kalendarik (mes nëntorit dhe dhjetorit), por në fund të sezonit futbollistik, duke filluar nga 2021-2022. Kupa e Botës në Katar (21 nëntor-18 dhjetor 2022) do të jetë pra pjesë e edicionit 2023 të “Topit të Artë”.

Përpilimi i listës së kandidatëve (30 për meshkuj, 20 për femra dhe 20 për trofetë “Jashin” dhe “Kopa”) nuk do të bëhen vetëm nga gazetarët e “France Football” dhe “L’Equipe”. Atyre do t’iu shtohen edhe disa emra të shkëlqyer.

 

 

Për vitin 2022 do të jetë Didier Drogba, ambasadori i “Topit të Artë”, gazetari sportiv vietnamez Truong Anh Ngoc, gazetari nga Zelanda e Re, Gordon Watson. Ndër femrat, juristja çeke Karolina Hlavackova, e vetmja që ka treguar podiumin e duhur 2021, do të japë njëzet nominimet e saj.

Për të shmangur votat “ngjyrëshe” dhe për t’i dhënë çmimit më shumë besueshmëri, ndërkohë që dëshiron të ruajë një kriter demokratik, “France Football” ka vendosur ta ulë numrin e gazetarëve që votojnë për triumfin final në 100, që do të përfaqësojnë 100 kombet e para të renditjes së FIFA-s (50 për femra).

Lexo edhe :  Apeli për ndeshjen me Rumaninë shkon dëm, Gjykata e Arbitrazhit refuzon ankesën e Kosovës

Së fundi, tre kriteret e reja që do të merren parasysh për zgjedhjen e futbollistit më të mirë të vitit do të jenë performanca dhe personaliteti individual i kandidatit, performanca dhe fitoret kolektive të ekipit të tij, datëlindja e lojtarit dhe “fair play” i tij.

Të fundit

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë me BILD, deklaroi se SHBA-të dhe personalisht Presidenti Donald Trump po e...

Qarku Vlorë, OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve...

Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që...

Më shumë biznese me pak punëtorë, të dhënat e fundit nga INSTAT

Tregu i punës rritet në Shqipëri, bizneset shtohen nga viti në vit ndërsa Shqipëria vijon të vuaj nga fenomeni i mungesës së punonjësve. Në tregti,...

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën...

Lajme të tjera

Web TV