Çmimet e larta/ Ish-ministrja Denaj: Vlerësoni ndërhyrjen e qeverisë, s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja e Financave, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, Anila Denaj thotë se ndërhyrja e qeverisë për çmimet duhet vlerësuar.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, ajo theksoi se kjo ndërhyrje nuk është bërë në asnjë vend tjetër të botës dhe ka si qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Sipas saj nuk ka vlerë diskutimi se përse nuk ka transparencë për çmimet, pasi janë në çdo faqe, duke iu referuar bursave.

“Çmimet për fuçi kanë qenë nga 40 në 127 dollarë. Ka edhe një spekulim që mund të shkojnë edhe 300 dollarë për fuçi. Çmime të tilla të lëvizura bëjnë që tregjet të shokohen dhe sigurisht që të mos ketë një zgjidhje të menjëhershme. Ne jetojmë në një epokë të ekonomisë së hapur dhe megjithatë pati ndërhyrje të qeverisë për reduktim të marzheve për të mbrojtur konsumatorin.

Këto çmime janë të luhatshme nga një ditë në tjetrën. Asnjëherë nuk parashikoj ditën e  nesërme. Komiteti do të mblidhet prapë pas 2-3 ditësh. E rëndësishme është të vlerësojmë reagimin e menjëhershëm të qeverisë që nuk ka ndodhur në ndonjë vend tjetër të botës. Të fillosh të diskutosh pse nuk ka transparencë kur çmimet janë në çdo faqe. Këtë duhet të vlerësojmë”, tha ajo./abc

Të fundit

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e...

‘Nuk është i nevojshëm’/ Arabia ndalon shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të mbahet në pesë qytete saudite, nuk do të lejohet shitja...

Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është...

Të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit/ Berisha uron bashkëshorten: Gëzuar Shën Valentinin!

Sali Berisha ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto me...

KLP thirrje mediave: Raportoni drejt çështjet që lidhen me drejtësinë!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka bërë thirrje ditën e sotme mediave që të tregohen të kujdesshme dhe objektive, lidhur me raportimet që...

Lajme të tjera

Web TV