“Turp për BE-në”/ Franca, Gjermania dhe Italia kanë furnizuar Rusinë me armët që po masakrojnë ukrainasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat britanike kanë publikuar një lajm të rëndë ditët e fundit, ku thuhej se Franca, Gjermania dhe Italia kanë shmangur embargon duke i shitur armë Vladimir Putin.

Sipas “The Sun”, rezulton se 10 shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë shitur Rusisë qindra miliona paund pajisje ushtarake mes viteve 2015 dhe 2020, dhe këto armë tani po përdoren për të masakruar ukrainasit.

Parisi dërgoi bomba, raketa dhe eksplozivë, si dhe kamera termike për 1000 tanke dhe detektorë infra të kuqe për avionët. Berlini ndërkohë i shiti të ashtuquajturat pajisje me përdorim të dyfishtë, përfshirë pushkë, automjete me mbrojtje speciale dhe anije akullthyese, ndërsa Roma i siguroi makina të blinduara.

Shtetet e BE-së, përfshirë edhe Britaninë e cila në atë kohë ishte anëtare e Unionit, goditën Rusinë duke vendosur një embargo për armët në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Por, këto shtete shmangën embargon duke rinisur kontratat e nënshkruara më parë me Moskën për shitjen e armëve. Sipas një hetimi të Investigate Europe shtetet e BE lëshuan më shumë se 1000 licenca pas ndalimit.

Franca i shiti Kremlinit pajisje ushtarake me vlerë 130 milionë paund, Gjermania 100 milionë paund dhe Italia 19 milionë paund.

Pavarësisht se BE vendosi një embargo për shitjet e armëve, faqja investigative Disclose raporton se mes viteve 2015 dhe 2020, Franca lëshoi 76 licenca eksporti në Rusi për pajisje ushtarake.

Dhe sipas një raporti të Investigate Europe, dhjetë vende anëtare të BE-së vazhduan të dërgonin armë në Rusi pas embargos, përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Finlandën, Sllovakinë dhe Spanjën.

Shifrat nga Grupi i Punës i Këshillit të BE-së për Eksportet e Armëve Konvencionale tregojnë se dhjetë shtetet e BE-së kanë eksportuar pajisje ushtarake me vlerë gjithsej 291 milion paund në Rusi midis 2015 dhe 2020.

Lexo edhe :  VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë

Franca thuhet se përbënte 44 për qind të shitjeve, përfshirë avionë, sisteme navigimi, silur dhe raketa.

Britania i shiti gjithashtu armë Rusisë pas vendosjes së embargos, por me vlerë vetëm 1.7 milionë paund.

Dhe pasi shmangu embargon ruse të armëve, Gjermania u kritikua nga kryetari i bashkisë së Kievit pasi ofroi të dërgonte 5000 helmeta për të mbështetur forcat ukrainase kundër trupave të Putin.

Ish-boksieri Vitali Klitschko u tall me ofertën, duke pyetur se mos dëshironin të dërgonin jastëkë në vend të helmetave, pasi Berlini refuzoi të dërgonte armë në Ukrainë.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV