“Universiteti Bujqësor merret me fshatar”/ Rama batuta me rektorin: I kam tmerr njerëzit që flenë gjumë e nuk punojnë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Miçiganit, tha se ky universitet do të jetë i së ardhmes. Kryeministri tha më tej se pas 10 vitesh, Universiteti Bujqësor do të jetë simotra e atij të Vjenës.

“Unë besoj, mund të jem pakicë, por do bëhen shumicë, se ky universitet është një nga universitetet e të ardhmes. Nuk është çështja siç ka qenë Universiteti Bujqësor merret me bujqësi merret me fshat dhe fshatarë, këtu çështja është tjetër dhe do të jetë në fokusin e njerëzimit, shoqërive, vendeve dhe elitave akademike.

Kjo që ndodh sot është një moment shumë domethënës në këtë drejtim.

Është një luftë që ndër të tjera na tregon sesa nevojë do të ketë bota jo thjesht ne, por bota për dijen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm në funksion të garantimit të të jetuarit normalisht.

Të gjitha burimet natyrorë janë të kërcënuara nga rritja eksponenciale e popullsisë në përgjithësi. Arsye pse jemi mbledhur këtu është themelore që ne ti japim këtij universiteti për të përshpejtuar adoptimin dhe modernizimin, duke shfrytëzuar burimet njerëzorë të universitetit. Këtu ka një kapacitet burimesh për shkak të traditës dhe eksperiencës.

 

 

Ne duam që brenda këtij 10 vjeçari, deri në 2030 ky këtu të jetë Universiteti simotra apo sivëllau i Universitetit të Vjenës. Kjo është plotësisht e mundur.
Ne do vazhdojmë punë me rektorin, i cili ka një energji të admirueshme. E shikoni që edhe kur mban fjalime bën çmos që të thotë sa më shumë në njësinë e kohës. Është kënaqësi për mua, sepse unë i kam tmerr njerëzit që flenë gjumë dhe nuk dinë të punojnë. Është kënaqësi kur rektori me ngacmon dhe më thotë që duhet kjo apo ajo”, tha Rama.

Të fundit

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lajme të tjera

Web TV