Agron Shehaj flet për dorëheqjen e Bashës: Nuk kam shumë besim te vendimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Agron Shehaj thotë se nuk ka shumë besim te vendimi i Lulzim Bashës për t’u larguar nga kreu i Partisë Demokratike.

Shehaj, i cili ka kandiduar në 2021 për kreun e PD, është shprehur se fakti që Basha e vonoi dorëheqjen tregon se ai e ka mirëmenduar kush do ta drejtojë përkohësisht PD-në, kur do të mbahen zgjedhjet dhe se çfarë do të ndodhë më pas.

“Dorëheqja e Bashës vlen për ata që e njohin, ne e kishim shkarkuar prej kohës. Fakti që ka marrë kohë, duket se ka planifikuar edhe çfarë ndodh më pas, kanë vendosur kush do bëhet kryetar i përkohshëm, kur do bëhen zgjedhje brenda PD. Partitë vendosin me votë, Basha dhe mbështetësit e tij legjitimitetin e mbanin mbi faktin se thonin kemi shumicën, zgjedhjet treguan se nuk e kanë shumicën.

Nuk kam shumë besim te ky vendim. Duhet një gjuhë e përbashkët me Komisionin e Rithemelimit pa dyshim.  Lind pyetja a e ka dhënë vërtetë dorëheqjen?”, tha Shehaj në emisionin “Politiko”.

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV