Mbyllet në burg njëri nga vëllezërit Luka, që rrahën kuzhinierin Çela/ “Arrest shtëpie” për babain, shpallet në kërkim vëllai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno
Gjykata e Krujës, ka mbyllur në burg Ernest Lukën, njërin nga personat që dhunoi me leva kuzhinierin, Indrit Çela. Ndaj Lukës, prokurori i Krujës, Olgert Rumnici, ka ngritur disa akuza si ajo e “Plagosjes së rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhje e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim.
Ndërsa për babain e Ernestit, Llesh Luka, gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për shkak të gjëndjes shëndetësore jo të mirë dhe moshës së thyer.
Llesh Luka akuzohet nga prokuroria për veprën penale të “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhje e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim. Për të dy personat prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës arrest në burg, por vetëm për njërin gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë.
Ndërsa për djalin tjetër të Llesh Lukës, Donald Lukën, gjykata e Krujës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, pasi ai vijon ti fshihet drejtësisë.

Në dëshminë që kuzhinieri, Indrit Çela, ka dhënë në komisariatin e Fushë-Krujës, ai sqaron se:
”…kam qënë duke udhëtuar me një mjet të markës SMART nga Fushë-Kruja, në drejtim të aeroportit Rinas, së bashku me një mikeshën time, italiane. Ndërkohë para se të mbërrija tek ura e Gjolës, kam parë një automjet që lëvizte para meje, me shpejtësi të ulët duke i bllokuar atij hera herës rrugën e kalimit. Pasi kam mbritur pothuajse në mesin e urës së Gjolës, automjeti që ishte para meje, ka ndaluar duke më bllokuar rrugën dhe nga ai automjet kanë dalë tre persona, djem të rinj në moshë, të cilët janë sulur drejt meje. Ata kanë goditur me shkopinj dhe leva hekuri xhamin e derës së automjetit tim, duke e thyer atë.Më kanë nxjerë me forcë nga mjeti dhe të tre njëherësh më kanë goditur me shkopinj, leva hekuri, gurë, shkelma, grushta dhe sende të tjera në drejtim tim, duke më lënë përtokë në gjëndje të rëndë…”.
Ky shtetas deklaroi se ne daten Ndërsa i arrestuari Ernest Luka, ka sqaruar se në 19 mars 2022, ka dalë nga banesa me automjetin e tij “Benz-Mercedes”, për të shkuar në Tiranë, dhe në momentin që ka qënë duke ecur tek ura e Gjolës, një automjet që lëvizte mbas tij e ka goditur në mbrapakolpin e makinës së tij.
Ernest Luka, tregon se ka ndaluar mjetin dhe ka dalë prej makinës, për të parë a është dëmtuar Benzi, dhe në këtë kohë shoferi makinës që ishte mbas tij, ka dalë nga mjeti dhe ka filluar ta shante dhe ta ofendonte rëndë dhe më pas situata është agravuar duke u goditur me njeri-tjetrin.
Luka më tej ka s’qaruar se e ka njohur këtë person që po e shante, si një prej disa personave të cilët rreth 5 muaj më parë e kanë qëlluar me sende të forta atë dhe babain e tij. Më pas Luka, ka deklaruar se ka marrë xhiron e makinës dhe për t’u vetëmbrojtur, dhe kanë shkëmbyer goditje ndërmjet tyre.
Ndërsa përsa i përket bimëve narkotike të gjetura në banesën e tij, Ernest Luka, pranon faktin që ka kultivuar bimët narkotike dhe sipas tij asnjë pjestar tjetër i familjes nuk ka dijeni për faktin e kultivimit të këtyre bimëve.
Ne lidhje me paratë e sekuestruara në banesën e tij, ky person ka deklaruar se ato para vijnë nga administrimi i biznesit, që ka vellai i tij, Donald Luka, dyqan tregtimi të mishit dhe Bar-Restorant, të cilat ndodhen në rrugën nacionale, Fushë- Krujë Thumanë.

Të fundit

Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, ja ku u regjistruan lëkundjet dhe sa ishte magnituda

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër...

54-vjeçari ngjitet në malin Everest për herë të 29-të

Udhërrëfyesi i famshëm malor dhe mbajtësi i rekordit botëror, Kami Rita arriti majën e malit Everest më 29, duke thyer rekordin e tij për...

“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi

Profesiori i kriminalistikës, Ervin Karamuçi dha detaje sesi u organizua takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi me emigrantët shqiptarë atje. I ftuar në Top...

Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë. Çani tha se Shqipëria është...

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV