Një tjetër qendër estetike, e kthyer në një ‘fole’ prostitucioni, është zbuluar në Tiranë nga Policia, duke çuar në pranga 3 persona. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se janë arrestuar tutorja 21-vjeçare me inicialet – S. H., punonjësja e seksit, 26-vjeçarja me inicialet E. Y. dhe një klient L. V., 25 vjeç.
Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime, ku 21-vjeçarja S. H. administronte qendrën e masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen 26-vjeçaren dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.