Microsoft i jep lamtumirën Internet Explorer-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbetur pak më pak se tre muaj për Internet Explorer, shfletuesin e njohur të Microsoft.

Nga 15 qershori, softueri i shfletimit të internetit do të eliminohet tërësisht dhe do të zëvendësohet nga Edge, pasardhësi i prezantuar saktësisht dy vjet më parë.

Gjiganti Redmond ka publikuar një artikull të ri në të cilin kujton kohën e vendosur tashmë për Explorer, një program që, për kompaninë, nuk është më në hap me kohën, i pasigurt dhe i paaftë për të mbështetur shumë nga faqet e krijuara me teknologji moderne.

Sipas të dhënave më të fundit nga Stat Counter, i cili gjithashtu analizon tregun e shfletuesve të internetit, Internet Explorer përdoret nga 0,47% e të gjithë përdoruesve ndërsa në kulmin e kundërt është Chrome i Google, i zgjedhur nga 62,78% e shfletuesve.

 

 

Deri më sot, shfletuesi i ri nga Redmond është pak mbi pragun 4,6% të përdorimit global, ndërsa, në kulmin e tij, Internet Explorer kishte arritur mbi 90%, në vitet kur konkurrenca mungonte pothuajse plotësisht.

Versioni i parë u prezantua në 1995 ndërsa i fundit nuk është përditësuar që nga viti 2013.

Të fundit

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

Lajme të tjera

Web TV