Berisha: Mesazhi kryesor duhet të jetë bashkimi, i gatshëm të takohem edhe me Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se komisioni i rithemelimit ka besim te grupi parlamentar i PD.

Ai theksoi se mesazhi që duhet të lëshojnë të gjithë demokratët, është ajo e bashkimit.

“Komisioni i rithemelimit ka besim te grupi parlamentar i partisë. Mesazhi më i mirë që duhet të përcjellin deputetët e grupit është ai i bashkimit, në interesin më të mirë të vendit. kam me dhjetëra mesazhe nga më interesantet. Por midis tyre do të veçoj mesazhin që demokratët më dërgojnë. Sot është ditë e mirë për Shqipërinë, demokratët dhe nuk është ditë e mirë për Ramën.

Sot mesazhi tjetër është një ditë e opozitës e cila është tashmë e gatshme për një betejë të suksesshme ndaj këtij regjimi që po rrënon financat, qenien, reputacionin e shqiptarë. Ndaj edhe dua t’i përshëndes. Kam marrë mesazhe të tjera. Nuk të kam mbështetur më thotë një i ri nga Berati. Në rast se kandidoj a do e kem të garantuar votën e lirë? Unë i them se në mënyrë absolute do ketë të garantuar. Në këtë proces ligji i parë është vota e lirë për demokratët që duan të kandidojnë”, tha Berisha.

 

Sakaq, ish-kryeministri tregoi se fton të gjithë demokratët që duan të kontribuojnë në procesin e bashkimit. Ai tha se nuk ka asnjë pengesë të takojë Lulzim Bashën, pasi ai është deputet i PD.

 

“Komisioni do të vendoset sigurisht në selinë legjitime të përcaktuar në statut. Komisioni dhe Sali Berisha e çdo anëtar është i hapur të diskutojë, debatojë, të arsyetojë me çdo demokrat e demokrate që dëshiron dialog, debat dhe do të kontribuojë në procesin e bashkimit.

Nuk përjashtojmë asnjeri. Edhe sikur kundërshtitë e mia më të mëdha ju e dini që kanë qenë me Lulzim Bashën. Nëse do e dija që ishte në atë zyrë, nuk do kisha pengesë për ta takuar. Ai është deputet i PD dhe ne mbetemi të hapur ndaj cdo demokrati dhe demokrateje”, u shpreh Berisha.

Të fundit

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, duke u dhënë...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Brexit: Fundi i një iluzioni apo fillimi i një rrëfimi të ri britanik?

23 qershor 2016: Nga referendumi drejt ndarjejes që tronditi Europën dhe vetë Britaninë nga Leonard Veizi Ka çaste në historinë e një kombi kur zgjedhjet politike...

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme të Diegos: Ia ktheva dhe ai u zemërua

Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe midis shumë anekdotave që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, ishte...

Lajme të tjera

Web TV