Djali i Michael Schumacher aksidentohet me 247 km/h, ja si është gjendja e tij! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti i Formula 1, Mick Schumacher pësoi një aksident jashtëzakonisht të frikshëm gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite dhe u detyrua të dërgohet në spital për tretman të mëtejshëm.

Mick, i cili është djali i pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një goditje të rëndë në kthesën 12 – duke u përplasur me murin që e dëmtoi rëndë automjetin e tij.

Pas aksidentit të frikshëm që pësoi dje në pistën e Jeda, Mick Schumacher nuk do të marrë pjesë në garën që zhvillohet sot në mbrëmje. Makina Haas e pilotit 23-vjeçar u shkatërrua plotësisht pas përplasjes me barrierat mbrojtëse me shpejtësi 200km/orë.

Momente paniku, por piloti ishte koshient dhe u dërgua për kontrolle mjekësore në spital. Nuk pati asnjë komunikim me pilotin për disa minuta, deri sa erdhën komisarët, pasi radioja e njëvendëshes së pilotit gjerman ishte prishur pas impaktit të fortë që pati makina e tij.

Vetë piloti, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale nga spitali. “Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju informoj se jam mirë. Ju falënderoj për mesazhet. Makina ishte fantastike. Do të rikthehemi më të fortë”, ka qenë mesazhi i Mick Schumacher, që pas aksidentit ka komunikuar edhe me familjen e tij, në ankth.

Të fundit

Bollano në krye të Himarës, reagon Beleri nga burgu

Kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Belri ka reaguar nga burgu, në lidhje me emërin në krye të...

“Pse nuk u publikua intervista me Afronën?” Ja përgjigjja e Bleros

Promoja e intervistës së Afrona Dikës me Blero Muharremin, ku u panë të përlotur duke folur për ndarjen, zgjoi kureshtjen dhe tërhoqi vëmendjen e...

33 vite PS/ Veliaj mirënjohje socialistëve të vjetër: Jemi forca që sjell ndryshimin

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nisi sot një tur në çdo njësi të kryeqytetit, për t’u takuar dhe uruar...

Antonio Diodato koncert në Tiranë/ Veliaj: Qershia mbi tortë e Javës së Kulturës Italiane

Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në sheshin “Italia”...

Nisin fluturimet direkte për në Valencia nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

6 qershor 2024, Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiaranës ofron si mundësi për udhëtarët. Më...

Lajme të tjera

Web TV