Sali Berisha ka reaguar zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, duke marrë rolin e kryetarit, megjithëse ende nuk është në kryet të PD-së, e madje as pjesë e grupit parlamentar, pasi u pezullua sepse u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Berisha, i cili shkruan në emër të PD-së, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin deputetit socialist, Alqi Bllako.
‘Deklaratë e Partisë Demokratike! Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incerenatorëve, njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në aferën e incerenatorëve, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.’- shkruan Berisha.