Mbledhja e grupit të PD/ Alibeaj “bashkon përgjysmë” PD-në, Berisha i përjashtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike, në tentativë për tu bashkuar duket se po shkon drejt ndarjes. Kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj ka thirrur Grupin Parlamentar të PD-së, duke u bërë ftesë të pezulluarve por jo Berishës dhe grupit tjetër të përjashtuar.

 

 

Sot do të zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes Komisionit të Rithemelimit dhe grupit parlamentar. Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Mbledhja do të zhvillohet mëngjesin e sotëm, por ajo që bie në sy është se lajmërimi i është dërguar të pezulluarve, por jo të përjashtuarve. Deputetët e pezulluar, të cilët janë njoftuar, janë Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu. Ndërkohë që deputetët e përjashtuar, të cilëve njoftimi për mbledhje nuk u ka shkuar, janë Sali Berisha, Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Luan Baçi. Sali Berisha u shpreh, këtë të mërkurë, se ai do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është njoftuar nga Enkelejd Alibeaj që do të mbahet ditën e sotme. Berisha tha për mediat se grupi parlamentar i PD nuk është i ndarë dhe se për mbledhjen e njoftuan kolegët e tij. “I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor, absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetori dhe votimin e 6 marsit”, tha Berisha.

Reagimi i PD-së

Ndërkohë, ndaj Berishës ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Me anë të një postimi në Tëitter, ai shkruan se askush nuk duhet t’i imponohet apo të injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. “Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar, është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet t’i imponohet apo të injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA-ja duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike”, tha Bardhi. Në këtë mbledhje janë dhe anëtarë nga Komisioni i Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, por ky i fundit, nuk do të jetë i pranishëm për shkak se është i përjashtuar nga grupi parlamentar. Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi depuetët e PD-së kanë kërkuar që të ulen në tavolinë për të negociuar një zgjidhje të përbashkët për situatën brenda kampit opozitar.

Lexo edhe :  Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në Korçë, pritet asgjësimi i rreth 200 krerëve

 

PD rivendos logon e vjetër e partisë

Në ambientet e godinës së Partisë Demokratike po punohet prej disa ditësh për të hequr “gjurmët” e lëna nga Lulzim Basha, pas dorëheqjes së tij. Komisioni i Rithemelimit i PD, me marrjen nga gjykata të së drejtës si organi që tashmë drejton partinë, ka nisur me kthimin e godinës ‘në identitet’, dhe logos së vjetër që kanë pasur demokratët. Këtë të mërkurë, siç e shikoni në pamjet e siguruara nga Panorama, po punohet për të lyer fasadën e jashtme të godinës si dhe me vendosjen e logos së mëparshme të PD. Po ashtu, punime janë duke u kryer dhe në ambientet e brendshme të godinës, ku siç duket nga pamjet, po vendosen postera të momenteve kyçe të arritura gjatë kohës së qeverisjes së PD, si lëvizja e lirë pa viza në Europë e shqiptarëve, në vitin 2010. Ndërkohë që pak ditë më parë, u hodhën në tokë dhe dyert e blinduara të vendosura nga Lulzim Basha në PD para protestës së 8 janarit. Grupi i Rithemelimit, mbështetës të Sali Berishës kanë deklaruar se ata do të bëjnë gjithcka për të hapur partinë dhe për ta bashkuar deri në fitore kundër pushtetit të Ramës.

 

 

Mbledhja e PD

 

 

Garo: Besimi i demokratëve në mandatin e Berishës u konfirmua më 6 Mars

 

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha Floriana Garo i është përgjigjur kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili ka thirrur ditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Garo shprehet se mandati i çdo deputeti është marrë më 25 Prill nga votuesit e Partisë Demokratike, duke iu referuar këtu edhe deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi. Ajo shton se besimi i demokratëve në mandatin e Berishës është konfirmuar në 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars. Në deklaratën e saj, Garo shprehet se ka marrë fund koha kur vota e demokratëve zëvendësohej me urdhra dhe vullnete të liga duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara dhe të fitojmë.

 

Mbledhja e qeverisë

Ibrahimaj: Miratohet vendimi për indeksimin me 3.3% të pensioneve

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi se është kaluar vendimi për indeksimin me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë. ”Një nga masat që kaluam është indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme. Pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndihma të posaçme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet, por edhe indeksimi i shtesës. Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet”, tha ajo.

 

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

Lajme të tjera

Web TV