Fillimi i Muajit të Ramazanit, kreu i KMSH mesazh besimtarëve: Është muaji i afrimit mes njeriut dhe Krijuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët në vigjilje të nisjes së Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Ky muaj simbolizon afrimin e njeriut me Krijuesin dhe përjetimin shpirtëror të pa krahasueshëm. Simbolizon paqen, solidaritetin dhe mirësjelljen.

Spahiu bën thirrje që besimtarët të nisin agjërimin, që sipas tij është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të.

Postimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë:

Të dashur besimtarë myslimanë dhe gjithë ju bashkëkombas brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.Nesër, myslimanët në Shqipëri dhe mbarë botën nisin një rrugëtim të lartësimit shpirtëror, moral, pse jo edhe shëndetësor.Ramazani është muaj në të cilin mëshira, paqja dhe begatia e Zotit përfshin çdokënd.Ramazani është muaji i zbritjes së librit, Kuranit të Shenjtë.

Libër i cili është fjala e Zotit që erdhi te ne nëpërmjet Profetit Muhamed (a.s.), është udhëzuesi ynë shpirtëror dhe social.

Të dashur besimtarë!

Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet etj, por Ramazani është edhe vetëpërmbajtje e lartë dhe largim nga çdo ves apo vepër e papërshtatshme.

Ky muaj është afrim i njeriut me Krijuesin dhe përjetim shpirtëror i pa krahasueshëm për këdo.

Ky muaj është paqe, solidaritet, mirësjellje.

Në këto kohë të trazuara që po kalon bota, lutemi për më shumë paqe e solidaritet midis njëri-tjetrit dhe midis popujve e kombeve.

Lutemi për më shumë kujdes e vëmendje ndaj nevojtarëve, jetimëve, të moshuarve e fëmijëve.
Rrugëtimi ynë i përbashkët kërkon motivacion të lartë, për t’i tejkaluar sfidat, për një të ardhme më të mirë të vendit.
Së fundi, doja të uroja e inkurajoja përzemërsisht agjëruesit për herë të parë.
Niseni agjërimin, është një adhurim që do t’ju ndryshojë jetën dhe këndvështrimin për të!

Lexo edhe :  Çfarë është impianti bërthamor në Fordow, vetëm një bombë amerikane mund ta shkatërrojë

I lutem Zotit të gjithësisë të na pranojë lutjet, adhurimet dhe çdo vepër të mirë në këtë muaj të bekuar.
Gëzuar muajin e Ramazanit!

H. Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Të fundit

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha...

Urbani përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Sarandë! Pasagjerët në panik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin turistik të Sarandës, ku një autobus është përplasur me një automjet. Aksidenti ka bllokuar trafikun në...

Cila është padia që mori Flamur Noka nga punonjësi i burgut?

Flamur Noka do të përballet me gjykatën e posaçme pasi është paditur nga një punonjës I burgut të Peqinit për shpifje dhe ...

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund...

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Shkodër, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor për qarkun e Shkodrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës...

Lajme të tjera

Web TV