Kreu i shtetit/ PS përjashton Berishën nga negociatat për Presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat politike parlamentare ende nuk kanë gjetur dakordësi për tu ulur dhe për të diskutuar për emrin e Presidentit të ri. Partia Socialiste ka përjashtuar mundësinë që të negociojë me Berishën apo grupimin e tij për gjetjen e një emri konsensual për kreun e shtetit.

 

Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj. Për zgjedhjen e presidentit të ri nuk do të ketë asnjë negociatë me Sali Berishën. Elisa Spiropali, pjesë e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit ka mohuar kategorikisht përfshirjen e Berishës për këtë proces, duke e thënë qartë se nuk kanë ndërmend të ulen në negociata me një të vdekur që nuk vdes. Partia Socialiste i ka mbyllur çdo derë Berishës, ndonëse ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të përfshihet fare dhe se nuk do të propozojë asnjë emër për presidentin e ri. Për këtë deklaratë, Spiropali ka pasur një koment. Ajo shkruan se Berisha është vetpërjashtuar nga një proces që në fakt nuk e kishte asnjë në plan ta ftonte. “Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”, shkruan Spiropali. Nuk dihet nëse ka pasur një takim dje në Kryesinë e Kuvendit mes grupit socialist dhe Enkelejd Alibeajt. Njëra palë nuk e mohon, ndërsa pala tjetër e mohon në mënyrë kategorike këtë takim. Spiropali nuk ka mohuar në asnjë moment negociatat me Albejan për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka mohuar të jetë pjesë e negociatave për zgjedhjen e e Presidentit të ri të vendit ashti sic ishte aluduar në media. Në një mesazh drejtuar deputetëve të PD Alibeaj shprehet se nuk ka ndodhur asnjë takim i tillë as në emrin e tij dhe as në emër të grupit parlamentar. Ai thekson se për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. “Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinar, as në titull personal, as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje. Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibeaj. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual. PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

 

 

Të fundit

“Mjeshtër” i krimit kibernetik, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve...

Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet

Spartak Ngjela Abstenime djathtas. Nuk pranojnë Saliun. Po Saliu që tani është mundur me mbi 40 mijë vota, ende do rrijë sot si pushtues i Partisë Demokratike. Sigurisht...

Kundërshtoi kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt!

Gjykata e Lartë vendosi të pranojë rekursin e Arbër Veliaj dhe ta kthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i...

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit

Shqipëria ndezi skenën e Eurovision-it me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike dhe arriti të sigurojë një vend të artë në finalen e madhe. Pas performancës që...

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe: PROVOKIM, tregoi shqiponjën me dy koka

“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka triumfuar mbrëmjen e djeshme duke kaluar në finale e Eurovision 2025. Në momentin kur prezantuesit e festivalit thirrën...

Lajme të tjera

Web TV