Mblidhet Asambleja e PS/ Rama: Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe, në pjesën e parë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur çfarë do të ndodh në Kongresin e së shtunës. Rama tha se Kongresi i PS këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera nga pikëpamja e organizimit dhe se do ketë një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve, qoftë në pjesën përpara saj, qoftë në bulevard, qoftë tek sheshi Nënë Tereza, qoftë tek Sheshi Italia.

Sa i përket temave ai ta se do t’i kushtohen politikës së jashtme, marrëdhëniet tona me Europën, tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi dhe të më të veçantë.

“Këtë format e gjykuam më të arsyeshëm duke pasur parasysh që pas pak ditësh do të mblidhemi në kongresin e PS-së dhe nuk e pamë të udhës të angazhonim 2 herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë.
Nga ana tjetër sigurisht që ky format besoj që është dhe shumë i favorshëm dhe sa i përket mundësisë që secili të japë kontributin e tyre.
Njëri prej sesioneve do jetë i dedikuar për diskutimin brenda anëtarësisë së Kongresit. Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera nga pikëpamja e organizimit pasi do të jetë një kongres në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqërorë të ftuar apo që do të dëshirojnë të na bashkohen. Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve, qoftë në pjesën përpara saj, qoftë në bulevard, qoftë tek sheshi Nënë Tereza, qoftë tek Sheshi Italia, ku do t’i kushtohemi disa temave që në diskutimet tona në kryesinë e partisë i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë në këtë moment, por edhe në perspektivën e këtij mandati të tretë. Duke filluar nga tema e politikës së jashtme, Shqipëria-rajoni, natyrisht marrëdhëniet tona me Europën, tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi dhe të më të veçantë, së bashku e mjedisin dhe lëvizshmërinë, pra me transportet, tek tema tjetër e shëndetit dhe e mirëqenies shoqërore dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të Kryesisë së PS-së së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar, po ku do të jenë të ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive edhe të ftuar të tjerë sipas fushave”, deklaroi Rama

Të fundit

Heshtja e Sali Berishës bërtet më shumë

Altin Ketro Sa normale është që një njeri, i cili nuk ka lënë kundërshtar pa goditur dhe sulmuar për korrupsion,...

14 orë në det të hapur! 17-vjeçarja u reziston pickimeve të mijëra kandilëve

Maya Merhige është adoleshentja e cila ka arritur të përshkojë ngushticën Kuk që ndan Ishujt Veriorë dhe Jugorë të Zelandës së Re. Muajin e kaluar...

Shpërthim pranë një spitali privat në Tiranë/ I vihet tritol makinës së doktoreshës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Pjetër Budi”, në Qytetin Studenti. Lënda plasëse ishte vendosur në mjetin...

Premtimi i Lamine Yamal ndaj Henryt pas ndeshjes Barça-Inter

Pas performancës së Lamine Yamal në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Montjuïc, 17-vjeçari foli me CBS Sports për Thierry...

“S’po kërkoj asgjë për veten time”/ Rama flet mbi synimin si kryeministër

ryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin e kësaj të enjte me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Gjatë përgjigjes së pyetjeve nga ndjekësit në rrjete...

Lajme të tjera

Web TV