Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët në Vlorë mbrëmjen e sotme. Ngjarja u regjistrua në lagjen Karabash dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Janë djegur një furgon me targa greke dhe një automjeti tip ‘Benz’, të cilët kanë qenë në një ditsancë prej 30 metrash larg nga njëri-tjetri, ndërsa kanë qenë të parkuar në momentin që kanë shpërthyer në flakë.
Nuk dihet ende se cilët janë pronarët e automjeteve dhe as rrethanat e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.