I shpëtuan luftës, MASH program të posaçëm për integrimin në shkolla të fëmijëve ukrainas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për të marrë masat e nevojshme për integrimin e fëmijëve të ardhur nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës. Ministrja Evis Kushi thekson se për këta fëmijë, krahas masave për arsimimin e tyre të përkohshëm, do të ofrohet edhe mbështetje psiko-sociale.

“Sapo kemi ngritur në MAS një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës. Ky grup do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre.

Së bashku me Ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor”, shkruan Kushi.

Më 16 mars autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se 351 shtetas nga Ukraina ndodhen në Shqipëri që pas nisjes së luftës, me statusin e mbrojtjes së përkohshme, por ky numër mund të jetë më i madh deri ditën e sotme. Shtetasit e Ukrainës që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë dhe të qëndrojnë për një periudhë 1-vjeçare pa qenë nevoja të pajisen me leje qëndrimi.

Të fundit

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive...

Ismajli ka 3 oferta në tavolinë, ku do të transferohet mbrojtësi i kombëtares?

Ardian Ismajli është kthyer në një lojtar që po tërheq vëmendje në merkato. Sipas mediave turke, mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet nga Trabzonspor. Ky është...

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja që nuk e mendon as...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Lajme të tjera

Web TV