Armatimi i Serbisë rrezik për rajonin? Rama: Asnjë arsye për t’u shqetësuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin u pyet lidhur me armatimin e Serbisë, nëse ky fakt do të sillte një shqetësim, në një kohë kur Ukraina është në luftë për shkak të pushtimit rus.

Rama u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe sot është me rëndësi që punohet për paqen.

Gjithashtu Rama u pyet nëse do të zhvillojë një vizitë në Kiev, si pasojë e sulmeve të fundit, kryeministri u shpreh se janë figura të tjera më të rëndësishme që do të duhet të bëjnë këtë hap.

Armatimi i Serbisë?

Rama: Armatimi në fjalë nuk shoh arsye për t’u shqetësuar dhe sot besoj se është më me rëndësi t’i fryjmë erërave të paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor. Gjermania ka rol të posaçëm dhe nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne. Serbia ka bërë hapa inkurajues dhe është domethënës se deri tani Ballkani është bashkë ndaj pozicionit të Rusia, sigurisht që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes. Sa i përket vizitës në Kiev mendoj që ka të tjerë përpara meje mendoj ta kenë këtë protagonizëm, dhe nëse do të vijë radha ime do të ishte kënaqësi.

A mendoni se përveç vetos Bullgare ajo që e step BE për të bërë hapa përpara në procesin e integrimit janë edhe problemet e brendshme?

 

 

“Jo nuk e mendoj fare, nuk shoh asnjë stepje nga vendet e anëtarëve të BE, por shikoni dhe dëgjoni edhe njëherë kancelarin. Të gjithë mezi presim të çlirojmë procesin nga vetoja e Bullgarisë. Besoj që pyetjet lidhur me Tiranën nuk është vendi këtu , por në Tiranë”, tha më tej Rama.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV