Zbulohet formula e PS-së për zgjedhjen e Presidentit të ri, ja kur do t’i depozitojnë deputetët 3 emrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te emrat e kandidatëve për president të ri të Republikës, duke zëvendësuar Ilir Metën, zbardhen të tjera detaje nga ky proces. Formula e propozuar nga PS për përzgjedhjen e kandidatëve përmes një zarfi anonim ku do të paraqiten 3 emra nga secili deputet socialist.

Po ashtu, grupi parlamentar i PS-së do të mblidhet të martën që vjen, ku do të bëhen edhe propozimet konkrete.

Procedura përcakton qartë se një grup prej tre deputetësh, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të jenë ata që do të bëjnë përzgjedhjen e këtyre kandidatëve të sjellë nga deputetët. Kujtojmë se më 24 korrik mbaron mandati i presidentit Ilir Meta.

Të fundit

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

11 maji, Tomor Alizoti në Top Story: Po të kishim bandat, fitonim zgjedhjet

Gazetarja Esiona Konomi u ka kërkuar përfaqësuesve të PD se përse janë në listë të PD Elvis Roshi, Gjin Gjon dhe ish prokurori Arjan...

Spanja cakton shqiptarin Eduard Dervishaj përgjegjës organizativ për Botërorin 2030!

Eduard Dervishaj do të jetë menaxheri i ri i organizimit të Botërorit 2030 në Spanjë i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ai ka 35 vite...

Inter 2-0 Barcelona, pjesa e parë mbyllet me dominim total nga zikaltrit

Pjesa e parë e ndeshjes Inter-Barcelona u mbyll 2-0 për italianët. Ekipi zikaltër luajti 45 minutat e para në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën...

Lajme të tjera

Web TV