Balluku-Berishës: Privatizuat kaskadat ujore, Skavicën e kishit “gur shahu” sot sulmoni projektin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha  zhvilloi dje një tryezë për krizën energjetike. Akuzat i hodhi në drejtim të qeverisë, e cila sipas tij përdor si justifikim argumentin se kriza në sektorin e energjetikës është shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ndërkohë Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku zgjodhi ditën e sotme që t’i kundër përgjigjej Sali Berishës. Nga foltorja e Kuvendit, Balluku i kujtojë opozitës se si ishte situata energjitike në 2013.

“Në një tryezë ishin faktorët që kanë dërrmuar sektorin energjitike. Ata thonë që Shqipëria prodhon 98% të energjisë ujore. Në vitin 2013 pasi plaçkitën, ata morën edhe kaskadat ujore. Morën Matin dhe e privatizuan në këmbim të kompensimit të TVSH. Nuk u mjaftuan dhe privatizuan edhe kaskadën e Bistricës. Prej dy vitesh jemi duke përfunduar dy projekte të mëdha dhe gazifikimin e vendit. Është një projekt me kompanitë më të mëdha të Amerikës. Do e përfundojnë në kohë rekord. Jo vetëm ndezjen e TEC-it, por edhe tubin gazsjellës nga porti i Vlorës në zonën e TAP në Seman. Do nis për tu shpërndarë qoftë në Itali apo vende si Bullgaria.” tha Balluku.

Sipas Ballukut opozita ëndërronte ta kishte në punë TEC-in e Vlorës, ndërkohë që shoti se Skavicën dikur e përdornin si kalë beteje ndërsa sot sulmojnë projektin në fjalë.

“Ju ëndërronit të kishit TEC e Vlorës dhe për Skavicën. Skavicën nuk keni lënë ditë pa e lavdëruar por nuk e përdorët dot kurrë. Sot në terren ndodhen grupet e punës . Amerikanët po studiojnë gjeologjinë. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla dhe çfarë është e vërteta. Keni parasysh se çfarë keni bërë.” tha Balluku.

Të fundit

Xhelal Mziu e Gjunkshi ‘peng’ makinat: Po blejnë vota në Dibër, pati të shtëna në ajër!

Nga Dibra mbrëmë u raportua një incident me zgjedhjet, ku kandidati për deputet i PD, Xhemal Gjunkshi dhe djali...

“Test në rrugën drejt BE-së”/ Mediat ndërkombëtare jehonë garës elektorale të 11 majit

Zgjedhjet në Shqipëri kanë tërhequr sot vëmendjen e medieve më të rëndësishme ndërkombëtare. Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të tyre: ”Socialistët të favorizuar në...

‘’Nuk iu duam se keni vrarë njerëz”/ Flamur Noka përplaset me qytetarët në Vorë

Një incident ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Vorë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me qytetarët në Vlorë vetëm pak metra...

Magjepsin këdo: Këto janë shenjat më sharmante të horoskopit

Ka njerëz që marrin vëmendjen e të gjithve kudo që janë prezentë, por jo sepse bëjnë ndonjë gjë të pazakontë, por sepse thjesht… kanë...

“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnje, pezullohet votimi

Ditën e sotme, më 11 Maj 2025, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Sipa informacioneve, ka pasur përplasje fizike në një qendër votimi në...

Lajme të tjera

Web TV